• |
ide | kryesore

27 muaj pa rroga, rëndohet gjendja shëndetësore e dy grevistëve. Nisin hetimet për Bankers

Arkiva, Lajme, Të fundit



Grevistët në Ballsh të cilët prej disa muajsh nuk kanë marrë pagat e tyre, vazhdojnë të qëndrojnë në grevë.

Gjendja shëndetësore e grevistëve sa vjen dhe rëndohet, e megjithatë ata shprehen të vendosur për të vazhduar sakrificën e tyre deri në marrjen e pagave.

Jonuz Muçaj dhe Hysni Agalliu janë grevistët të cilët kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe për këtë arsye janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Grevistët kërkojnë marrjen e 27 pagave të prapambetura.

Ndërkohë Autoriteti i Konkurencës ka nisur hetimin për Bankers Petroleum

Reagimi i Autoritetit të Konkurrencës:

Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr.652, datë 10.10.2019 ka vendosur “Për hapjen e procedurës së hetimit te helluar ndaj ndërmarrjes Bankers Petroleum Albania Ltd në tregun e prodhimit dhe tregtimit të naftës bruto”.

Në zbatim te ligjit nr.9121/2003 “Per mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, Autoriteti i Konkurrencës respekton procedurat ligjore sipas afave kohore të përcaktuara në të. Çdo procedurë hetimore i nështrohet këtyre afateve.

Objekt i veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës, nuk janë marrëdhëniet kontraktore midis palëve, të cilat bazohen në vullnetin e lirë dhe të plotë të tyre, por vendosja e një konkurrence të lire dhe efektive në treg, kundrejt çdo subjekti që shkel rregullat e konkurrencës.

Autoriteti i Konkurrencës, bën me dije se është i përkushtuar në trajtimin e këtij hetimi, sipas rregullave dhe afateve ligjore, dhe në përputhje me standartet ligjore të Bashkimit Evropian.



2 Comments

  1. C lidhje ka greva me autoritetin e konkurences dhe Bankers?
    Keta punetore nuk jane te Bankers.
    Skane ci bejne gomarit e i bien samarit.
    Mire ata, po ju cfare gazetaresh jeni?

  2. Mjafton ti bejne qejfin pabuksave qe nuk duan te punojne dhe u bien kompanive..gjynah riqelbja populiste po ndjek shembullin e Kermes qe per 50 vite shkeli shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *