• |
ide | kryesore

Basket, tronditet Euroliga: sulmohen arbitrat si në filma

Sport



Një episod i shëmtuar ka tronditur botën e basketbollit, ose më saktë Euroligën: arbitri italian Luigi Lamonica, me shumë mundësi arbitri më i mirë italian, e kolegët e tij Damir Javor e Emin Mogulkoc, janë sulmuar nga të panjohur pasi drejtuan sfidën mes Panathinaikos e Barcellona fituar nga spanjollët 92-81 falë një fraksioni të fundit spektakolar.

Pas ndeshjes tre arbitrët po ktheheshin në hotel kur, rreth 5 kilometra nga OAKA, të panjohur me një motor i janë afruar taksisë e lanë thyer xhamin e pasëm të makinës. Arbitri italian ka pësuar dëmet më të mëdha e është dërguar menjëherë në spital, nga ku është larguar ndonjë orë më pas, i shoqëruar në hotel nga policia greke, që po heton mbi ngjarjen.

Në mëngjes Lamonica është nisur drejt Italisë: “Jam plagosur në mjekër e në dorë, or asnjë problem. Jam gati të drejtoj ndeshjen e ardhshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *