• |
ide | kryesore

Debati midis Cara-s dhe Justin përfshin dhe Haileyn (Video)

Paparazzi, Slider



Duket sikur Justin Bieber-it kanë filluar t’i pëlqejnë zënkat dhe deklaratat e hapura, kështu që një më shumë s’përbën problem.

I ftuar në programin e James Corden, Bieber u pyet në lidhje me mikeshat më të mira të gruas së tij, Hailey-it. Justin duhet t’i listonte 3 emrat që iu dhanë nga më e preferuara e tij tek ajo që pëlqente më pak. Renditja e këngëtarit ishte kjo: 1- Kendall Jenner, 2-Gigi Hadid, 3- Cara Delevingne. Të treja modele shumë të famshme, por Justin duhet të bënte zgjedhjen e tij.

“Me Kendallin kemi kaluar më shumë kohë, jemi miq të mirë. Edhe me Gigi-n gjithashtu, e njoh mirë. Kurse me Cara-n jo.”- u dëgjoi të thoshtë ai, por modeles s’i del e keqja.

Pak orë më parë Cara postoi në llogarinë e saj të Instagram-it videon e intervistës së tij dhe më pas, disa foto të shumë kohëve më parë, ku si për ironi, Cara dhe Justin dukeshin shumë miq të mirë.

“Tani vs Atëherë! Nëse nuk ke asgjë më mua, atëherë pse nuk ma heq block-un? Hailey, të dua shumë!”- shkruan Cara. Pra, Justin jo vetëm që s’e ka shumë qejf, po i ka bërë dhe block në Instagram. Pas postimit të saj, njerëzit u ndanë në dy grupe. Ata që shanin Justin-n dhe të tjerë, të cilëve iu duk gjest i papjekur ky që bëri modelja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *