• |
ide | kryesore

Denoncimi i Metës/ Pse mund të përfundojë në prokurori Etilda Gjoni?

-Instant



Pak kush ka arritur ta kuptojë denoncimin e Ilir Metës ndaj ministres së drejtësisë, Etilda Gjoni, të cilën presidenti po tenton ta çojë në prokurori për kryerjen e tre veprave penale: “shpërdorim detyre”, “ushtrim i ndikimit të paligjshëm” dhe “falsikim”.

Ai lidhet me konfliktin e fillim nëntorit të shkuar, kur shumica qeverisësë u mundua ti rrëmbejë kreut të shtetit, emërimin e një anëtari të Gjykatës kushtetuese. Palët u ngërthyen në një konfikt ligjor, nëse aty duhet të shkonte Marsida Xhaferllari (sipas Metës) apo gjykatsja e betuar në Lanë, Arta Vorpsi (sipas socialistëve).

Lexo më tej:

Andi Bushati: Reforma në drejtësi, kjo gërmadhë që na e shesin si histori suksesi

Për të realizuar qëllimin e saj, PS vuri në veprim Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvoranin, Parlamentin dhe ministrinë e drejtësisë. Qëllimi i gjithë këtij zinxhiri qe që të dëshmonte se presidenti e kishte humbur të drejtën e përcaktimit të një kandidati (afatin 30 ditor) dhe kështu në kushtetuese katapultohej direct, Arta Vorpsi. Me këtë lëvizje arriheshin dy objektiva. Edhe Vorpsi quhej e zgjedhur, nëse emri i saj dilte në fletoren zyrtare edhe parlamentit i jepej mundësia të çonte në gjykatën kushtetuese dy gra të tjera, Fiona Papajorgjin dhe Elsa Toskën.
Pikërisht lidhur me manipulimin e botimit në fletoren zyrtare është vënë sot nën akuzë Etilda Gjonaj.

Ja se ç’ka ndodhur.

Në një rakordim të plotë mes tyre për të arritur tek rrëmbimi i një gjyqtari të kushtetueses, Gramoz Ruçi i këkon informacion Ardian Dvoranit se si zgjidhej kjo çështje. Në 8 nëntor 2019, kryetari i KED-së, Ardian Dvorani, kthen përgjigje se duke qenë se presidenti Ilir Meta nuk ka shfrytëzuar afatin 30-ditor për përzgjedhjen e një prej kandidatëve të listës dërguar nga KED, kandidatja Arta Vorpsi konsiderohet e shpallur anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Brenda së njëjtës ditë, Ministrja e Etilda Gjonajt urdhëron Qendrën e botimeve zyrtare (QBZ) ta botojë atë në Fletoren zyrtare.

Manipulimi/ Meta zbardh emrat e pjestarëve të tjerë të grushtit të shtetit

Pikërisht këtu ajo ëshë në shkelje të ligjit shqiptar. Një, për arsye se sipas ligjit ky nuk është një akt që parashikohet të botohet aty dhe dy se po sipas ligjit, askush nuk mund të urdhërojë botimin e një akti që është prodhuar nga një institucion tjetër.

Por, këto nuk janë dy shkeljet e vetme të ministrisë së drejtuar nga Etilda Gjonaj.

Hapja e letarave të korresopndencës ka dëshmuar edhe fallcifikim. Sepse ministria e drejtësisë e ka çuar urdhrin për botim, përpara se kuvendi ti kërkonte këtë me shkresën që do të bëhej më pas, vetëm për të mbuluar gjurmët. Dhe ky është mëkati i trëtë i saj.

Që ministrja e drejtësisë është kapur me preshë në duar këtë e dëshmoi edhe përgjigja që ajo dha. Pasi u njoh me denoncimin e presidentit, në vend që të përgjigjej se pse kish dhënë urdhër për botim në fletoren zyrtare, kur nuk e ka si kompetencë dhe si qëndronte çështja e akuzës për fallcifikim, ajo bëri një sallatë fjalësh për ekuilibrin psikik të presidentit, për marrëzine e tij dhe armiqësinë ndaj reformës në drejtësi. Ndoshta vetëm kaq do të mjaftonte për të krijuar një ide.

©Lapsi.al



11 Comments

  1. Sorosi po pastron 800 000 000 euro dhe evropa liberale e majte rri e sheh. Ju kam lene edin dhe bashen dy perckla te vogla qe bejne sikur jane ne konflikt me njeri tjetrin. Nderkohe sorosi po ju mban zgupthi.

  2. Hahh o redaksia …hera e pare qe me fshini komentin.??
    Po pse boni kshu, spse i dola Bushatit kunder ?! ?
    Shume keq.
    Gjithsesi po e rishkruaj qe sado qe Meta mund te kete te drejtë ne kete rast, përsëri është hajduti me i madh, vrases dhe mashtrues. Prandaj o Bushat injoroje te drejten e Metes!

  3. Z. President këto gjëra i dimë, çështja është se çfarë do bësh, me vepra jo më me fjalë. A e kupton që po i latë, këta do na çojnë në diktaturë prej së cilës nuk shpëton dot?

    A e shikon se ku na çoi makuteria dhe pasiviteti i opozitës?! E shikon ç’na bëre të gjithëve kur e solle Ramën në pushtet athere?!

    Une e kuptoj se ju doni t’i arrini gjërat pa sakrifica, po ashtu s’ka. Prandaj mendoje mirë se shanset nuk te vijnë shpesh dhe koha po mbyllet shpejt.

    Mos harroni se ky është m#ti qe na gatuat ju të gjithë, dhe se jeni përgjegjës jo vetëm para njerëzve por edhe Zotit te madh.

  4. Bravo Katrin Treska!!!
    Po ia kthen kusurin asaj qe te perdhunoi 2vjet rresht dhe po vetofrohesh per perdhunuesin e rradhes

  5. Une nuk kam pas ndonje simpati per ty dhe aq me teper tani per tet shoqe z.President , sepse edhe ti dhe e gjithe kasta politike e sotme keni kontribuuar ne arritjen e kesaj gjendje skandaloze ku ndodhemi sot . Une nuk jam per 2 marsin qe te ndryshojme gjyren e buzekuqit , une nuk jam per 2 marsin qe te ndryshojme xhaketat e hajduteve dhe ne kembim te kemi perseri statusquo . Une i bashkohem 2 marsit nese Ju , z. Basha dhe e gjithe opozita te premtoni te zeze ne te bardhe per ndryshime rrenjesore . Une jam per 2 marsin nese ju forcen dhe pushtetin ja jepni vullnetit te popullit .
    Gjendja ku jemi futur z.President nuk eshte nje vorbull qe duke rremuar edhe mund tja dalim , pothuajse kemi hyre ne nje vrime te zeze qe per tja dale kerkohet vetem revolucion . Prandaj z.President , une jam per 2 marsin me kusht qe te kemi nje revolucion , nje revolucion te thelluar qe fitues i vetem te jete populli .

  6. Ambasadore Yuri KIM !
    Ju nuk e dini se cfare po heqim ne nga tradhetia e administrates qe ke ne ambasaden tende sorosiane
    Ju nuk e dini se c,po heqim ne nga korrupsioni i perfaqesueses se BE- Vllahutin e sot Soreka.
    Ju nuk e dini se c,po heqim ne nga barku plot i Bochart.
    Ju nuk e dini se c,po heq Kosova e populli i Shqiperise nga tradhetia MOGERINI RAMA VUCIC.
    Ju nuk e dini se si talleshin me forcen zbuluese te Amerikes, pasi radaret fikeshin kur na vinin anijet luksoze ne ishullin e Sazanit me prostituta klasi, nuk dini sa tonetala arme,droge e prostituta jane nisur e kane ardhur nga brigjet shqipetare.
    Ju nuk e dini se pse emeruan pikerisht ambasadorin italian Kutilo, pse kupola rilndje filloi te komunikonte me radio marrese (cel) te blera ne Rusi,as per paisjet Kecher te ardhur te mbeshtetur nga nje sekt ne Izdrael me mafian.Ju nuk e dini se qe ne ditet e para te ardhjes ne pushtet te rilindjesmortaje u grabit Banka e Shtetit. Ju nuk e dinii se se ne cdo celize te reformes ne drejtesi jane importuar njerezit e mafies rilindje,ju nuk e dini se ketu kane ardh per te pushuar pjestare te Isis, kreu i droges Kolumbiane ,Komorra e Ndrageta .Ju nuk dini se kane futur njerezit e tyre te Guarda di Financa.Nuk mjaftojne disa dite per te thene te vertetat e tragjedise se ketij populli sidomos tash shtate vjet.Ky popull po vun per cdo gje,po skllaverohet deri ne palce, pasurite e tij i jane dhene paleve te treta serbo sllave komuniste.Ne vendin tone, ne token e trasheguar me gjak e sakrifica nga te paret tane ne s,kemi me asgje.Boll me leksione demokracie ne nje vend ku sundojne nje grusht horash e horesh. Kerkojme demokraci te drejtperdrejte.
    Andaj po te them: Mos nderhyni ne kete rast mjaft me me rregulla e leksione demokracie ne nje vend e per nje popull qe s,pati kurre demokraci. Hesht e monitoro se si nje popull ne kulminn e deshperimit te tij ,ne planin mafioz sorosian sllav te shpopulimit do te kerkoje ti dal zot fatit te tij mjeran! HESHTNI JU DHE GJITH KOMUNITETI NDERKOMBTAR SE KORRUPSIONI I RRADHEVE TUAJA E MBROJTJA JUAJ ME MEKANIZMA DEMOKRACIE MBAJTI ME FRYME KETE KLIKE GJAKATARE! NE DO JEMI NE SHESH PER DEMOKRACINE QE SE PATEM KURRE ! HESHTNI DHE DILNI KESHTU ZOT NJE POPULLI TE NEPERKEMBUR NGA KJO FARE E ZEZE !
    NUK DEGJOJME ME ASKEND QE NA JEP LEKSIONE DEMOKRACIE. KETE PO TA THOTE NJE NENE QE NJEH PER PRIJES ZOTIN QE BESON NE TE VERTETEN DHE QE KA MBAJTUR NE KURRIZ MBI 50 VJET PADREJTESINE E HAPUR E TE FSHEHTE TE KESAJ KLIKE GJAKATARE.DEMOKRACI TE DREJTPERDREJTE! DEGJO ZERIN E POPULLIT TIM GRUA!

  7. Kjo zonje kaq e bukur perse merret me profesionin me shk***** ne planet? Politika eshte vetem per hajdutet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *