• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Do jem në tubim në 2 mars si qytetare dhe si nënë

Lajme, Të fundit



Pas presidentit Ilir Meta edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të forta ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Nga Shkodra ku zhvilloi një takim me strukturat, Kryemadhi e konsideron Gjonaj një “alabake rrugësh” që falsifikon dokumenta.

Madje, Kryemadhi zbulon se ministrja ka edhe lidhje familjare me Presidentin e Republikës. Kryetarja e LSI-së tha se do jetë në tubimin e 2 marsit si qytetare dhe si nënë.

“Akoma nuk kemi një përgjigje nga ministrja jonë bukuroshe, e cila ka dhe lidhje familjare me presidentin e republikës. Akoma nuk ka kthyer përgjigje pse ka falsifikuar protokollin e ministrisë të Drejtësisë.

Për mua moralisht Arta Vorpsi është një ngelëse që ne çdo gjimnazisti nuk ja japim diplomën e maturës sepse ka ngelur në provim. Si do jetë kjo anëtare e gjykatës kushtetuese kur ka ngelur të jetë gjyqtare e thjeshtë.

Por ama, një ministreshë, që ndërton jetën e saj dhe të ardhmen e saj mbi fatin e jetës së fëmijëve të shqiptarëve, siç ka vjedhur protokollin ashtu ka vjedhur edhe pronat e shqiptarëve.

Siç merr guximin, një alabake rrugësh për të falsifikuar porotkollin e shtetit kjo dhe bandat e saj, mos u çudisni që ju kanë vjedhur pronat dhe paratë.

Ky person mos u çudisni se nuk e ka problem, që siç falsifikoi procesverbalin për Neser Saitin për të mbyllur e gojën Saimir Tahirit sepse kishte një bos mbi kokën e tij, që të mos tregonte lidhjen e Habilajve me shokë që urdhrin e merrnin nga Rama përmes Tahirit, kjo po kështu falsifikon provat e vrasësve dhe krimineleve, ku heq shenjat e gishtërinjve të kriminelëve dhe vendos shenjat e gishtërinjve të qytetarëve të thjeshtë.

Kjo alabake e shtetit shqiptar, më falni për gjuhën po kur arrin guximin të falsifikosh të drejtën kushtetuese të Presidentit, mendoni që një njeri pa përgjegjësi më të vogël ndaj PS dhe jo më ndaj qytetarëve se çfarë mund të bëjë ajo me të drejtat tona dhe me jetën e shqiptarëve. Unë do jem në 2 mars në Bulevard si qytetare dhe si nënë”, – tha Kryemadhi.



8 Comments

  1. I keni te dy duart te lare me gjak shqiptaresh!
    Ti sje nene, por kuçeder, kancer, mizeri dhe mallkim!
    Thyefshi qafen!

  2. mos harro edhe macokun …. per Liken mos u merakos se aya merr integratore special dhe behet shkemb nga trimeria pastaj ….

  3. Keta tallin trapin me njerzit. Duan te na mbushin mendjen qe jan njesoj si ne dhe luftojn per te miren ton. Vazhdoni vazhdoni. Ishalla hani kokat e njeri tjetrit, se fundia lufta eshte e juaja jo e jona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *