• |
ide | kryesore

Letra e Caroline Flack para vetëvrasjes

Paparazzi, Slider



Caroline Flack do të gjykohej pas një muaji. Ajo u deklarua e pafajshme kundrejt akuzave se kishte dhunuar të dashurin e saj, Lewis Burton. Në një seancë në dhjetor, në gjykatë u tha se 27-vjeçari Burton u lëndua keqazi në kokë dhe telefonoi ambulancën.

Burton, që është zemërthyer nga vdekja e Caroline, i kishte thënë policisë dhe prokurorëve se donte ta tërhiqte denoncimin ndaj saj.

Në letrën e publikuar së fundi, Flack shkruan për momentin e arrestimit më 12 dhjetor: “Brenda 24 orësh më ra qielli mbi kokë, m’u shkatërrua e ardhmja. Gjithë muret që kisha ndërtuar rreth vetes, u shembën. Papritur u gjenda në një tjetër lloj skene dhe të gjthë po më shihnin.

“E kam pranuar fajin për çfarë ndodhi atë natë. E pranova kur ndodhi. Por e vërteta është se bëhet fjalë për një aksident.”

Flack tha se “vuante nga kriza nervore prej një kohe të gjatë” dhe shtoi “Por nuk jam e dhunshme. Patëm një zënkë dhe ndodhi një aksident. Një aksident.”

Pas ngjarjes, The Sun publikoi imazhe të apartamentit të Flack të mbuluar me gjak. Sipas moderatores, gjaku ishte i saji. Ajo tha se imazhet iu shitën pa të drejtë gazetës, por nuk qartësoi kush është përgjegjës.

“Ishte një moment i trishtë dhe shumë personal,” shkruan ajo. “Po flas sot sepse familja ime s’e përballon dot më këtë situatë. Kam humbur punën. Shtëpinë. Aftësinë për të folur.

“E kanë marrë të vërtetën dhe e kanë përdorur për të bërë lajme. S’mund të fshihem çdo ditë, s’mund të qëndroj pa folur me njeri.”

Ajo shtoi: “Për shumë njerëz, arrestimi u shërben për t’u zgjuar shpirtërisht, por për mua është diçka normale. Kam injoruar shumë situata stresuese në jetë.

“Kam pranuar të turpërohem dhe shahem për më shumë se dhjetë vite dhe e kam bindur veten se është pjesë e punës. S’jam ankuar. Kur i injoron gjërat në këtë mënyrë, nuk i shfaros. Janë ende aty.”

Flack gjithashtu u kërkoi falje të afërmve duke shkruajtur, “I kërkoj falje familjes për dhimbjen që u kam shkaktuar dhe miqve, për çfarë u është dashur të kalojnë.” “Nuk mendoj për të ardhmen e karrierës sime, mendoj për familjen.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *