• |
ide | kryesore

Meta publikon mesazhet e tubimit të 2 marsit

Lajme, Të fundit



Më 2 mars presidenti thërret qytetarët të zbresin në shesh për të mbrojtur Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese.

Cdo ditë kreu  i shtetit del në deklarata për shtyp ku sjell prova dhe denoncon dhe zbulojnë përpjekjet për një “grusht shteti”

Në Facebook, Meta publikon edhe mesazhet që do jenë në thelb të tubimit të 2 marsit.

“Të dashur qytetarë! Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t’u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve:

PËR KUSHTETUTËN!
PËR SHQIPËRINË!
JO GRUSHTIT TË SHTETIT!
JO SHPOPULLIMIT!
TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT!”

Një mesazh kishte edhe për ndërkombëtarët.

“Dhe meqenëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta dëgjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave:

LIRI DEMOKRACI!
E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!

Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi!  Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!”

Ndërsa në mëngjes, po në Facebook publikoi një foto me mbishkrimin “pranvera po vjen”, duke sjellë një paralelizëm me pranverën arabe që solli lëvizjet revolucionare demonstrata, protestat që shënuan botën arabe.



9 Comments

  1. Ju te dy burre e grua jo me 2 mars por dhe me 30 shkurt te dilni skeni ku shkoni , dilni njehere para popullit dhe justifikoni pronat ,parate ,floririn…….. pastaj na beni moral se po mbroni dhe po ngriheni ne emer te popullit .
    Po te besh sondazh ne popull ta dini mire ju o politikane hajdute te pangopur qe e keni rrjepur kete vend nga e majta ne te djathte se ne kerkojme qe klasa politike te kaloje e para ne veting nga presidenti deri te deputet , kryetaret e partive dhe kryebashkiaket …….
    Pse e fillon nga Shkodra ….. filloje me mire nga Skrapari dhe bej bilancin ku u polle dhe ku je dhe sa ke fituar me djersen e bythes…….

  2. Keshtu vepron nje president qe ne stafin e ngushte mban nje ish te burgosur Dervishin dhe nje leter shkrues si fshatarin me kollare emiljano aleksi dhe ja ku jemi kur nje president behet qesharak,kerkon te behesh i besueshem bej transparencen e pronave te tua dhe mones,trego moral o like me populizem nuk ecet

  3. Like lene presidencen dhe dil n’rruge.Nuk ishe per ate detyre!!Te vuni kryemuti Rama.
    Te njohim mire NE.Nga i njejti gjiriz ke dal,PSSH.
    L E G E N materniteti….

  4. Me kete koment qe ke shkruar na qethe leshte e karit o i pa emer ,po ky te pakten eshte me i besushem se ai monstra i droguar -edvin-Kartela-

  5. O Pd ku je??????? O lul ku je ?????? Me teta verren????? O opozite natyrale ku je??????? O muter ku jeni????? Lul basha ke shpik nje lloj politike me fytyrpetullen tende qe po i ve ne dilem analistet tane. Ca thone qe eshte pjese e nje plani ca thone qe aq e ke, ca thone qe aq te le sala, dil fol, sqarohu kush do te flijohet per demokraci dhe gjykate kushtetuese ta kete te lehte te marri nje vendim

  6. “Ju nuk jeni bagëti, jeni njerëz! Ju njerëzit, keni pushtetin”
    NGA: KOSOVARJA 22 SHKURT 2020 – 18:16
    Ai i Charlie Chaplin në filmin “Diktatori i Madh”, është padyshim një prej fjalimeve më brilantë të historisë së kinemasë.

    Një fjalim për të gjithë njerëzit dhe për të gjitha kohërat …

    Atyre që më dëgjojnë, unë u them, mos u dëshpëroni. Mjerimi që ka rënë mbi ne, është thjeshtë kalimi i babëzisë – hidhësia e njerëzve që kanë frikë prej progresit njerëzor. Urrejtja e njerëzve do të kalojë, dhe diktatorët vdesin, dhe pushteti që i morën popullit, do i rikthehet popullit. Dhe sa kohë që njerëzit vdesin, liria nuk do të zhduket asnjëherë….

    “Më vjen keq, por nuk dua të jem perandor. Nuk është puna ime. Nuk dua të sundoj, apo pushtoj ndokënd. Do të doja të ndihmoja këdo – nëse do të ishte e mundur – hebre, pagan, zezak, të bardhë. Ne të gjithë duam të ndihmojmë njëri-tjetrin. Kështu janë qeniet njerëzore. Ne duam të jetojmë me lumturinë e njëri-tjetrit – jo me mjerimin e njëri-tjetrit. Ne nuk duam të urrejmë dhe përçmojmë njëri-tjetrin. Në këtë botë, ka hapësirë për këdo. Dhe Toka e mirë është e pasur dhe mund të ofrojë për të gjithë. Mënyra e jetesës mund të jetë e lirë dhe e bukur, por ne e kemi humbur rrugën.

    Babëzia ka helmuar shpirtërat e njerëzve, e ka mbushur botën me urrejtje, na ka zhytur në mjerim dhe gjakderdhje. Ne kemi zhvilluar shpejtësinë, por jemi mbyllur brenda. Makineria që jep bollëk, na ka lënë nevojtarë. Dija na ka bërë cinikë. Zgjuarsia, na ka bërë të vështirë dhe të ashpër. Ne mendojmë shumë dhe ndiejmë pak. Më shumë se makinerinë, kemi nevojë për njerëzillëkun. Më shumë se zgjuarsinë, kemi nevojë për mirësinë dhe butësinë. Pa këto cilësi, jeta do të jetë e dhunshme dhe e humbur…

    Aeroplani dhe radio na kanë afruar më shumë. Vetë natyra e këtyre shpikjeve, kërkon të nxjerrë të mirën tek njeriu – bën thirrje për vëllazëri universale – për bashkimin e të gjithëve ne. Edhe tani, zëri im po mbërrin tek miliona njerëz përreth botës – miliona burra, gra dhe vogëlushë të dëshpëruar – viktima të një sistemi që i bën njerëzit të torturojnë dhe burgosin të pafajshmit.

    Atyre që më dëgjojnë, unë u them, mos u dëshpëroni. Mjerimi që ka rënë mbi ne, është thjeshtë kalimi i babëzisë – hidhësia e njerëzve që kanë frikë prej progresit njerëzor. Urrejtja e njerëzve do të kalojë, dhe diktatorët vdesin, dhe pushteti që i morën popullit, do i rikthehet popullit. Dhe sa kohë që njerëzit vdesin, liria nuk do të zhduket asnjëherë….

    Ushtarë! Mos u jepni tek shtazët – njerëz që ju përçmojnë, ju skllavërojnë, që vënë në regjim jetët tuaja, ju thonë çfarë të bëni, çfarë të mendoni dhe çfarë të ndieni! Që ju stërvisin, ju ushqejnë, ju trajtojnë si bagëti, si mish për top. Mos iu jepni këtyre njerëzve të panatyrshëm – njerëz – makina, me mendje – makina dhe zemra – makina! Ju nuk jeni makina. Ju nuk jeni bagëti! Ju jeni njerëz! Ju keni dashurinë e njerëzimit në zemër! Ju nuk urreni! Vetëm ata që nuk duhen, urrejnë – ata që nuk duhen dhe të panatyrshmit! Ushtarë! Mos luftoni për skllavërinë! Luftoni për lirinë!

    Në Kapitullin 17 të Shën Lukës, shkruhet: “Mbretëria e Zotit është brenda njeriut” – jo një njeriu, jo një grupi njerëzish, por brenda të gjithë njerëzve! Brenda jush! Ju, njerëzit keni pushtetin – pushtetin për të krijuar makina. Pushtetin për të krijuar lumturi! Ju, njerëzit, keni pushtetin për ta bërë këtë jetë të lirë dhe të bukur, për ta bërë këtë jetë një aventurë të mrekullueshme.

    Atëherë, në emër të demokracisë, le ta përdorim atë pushtet – le të bashkohemi të gjithë. Le të luftojmë për një botë të re – një botë të mirë, që do i japë njerëzve një shans për të punuar – që do u japë të rinjve një të ardhme dhe të moshuarve siguri. Me premtimin e këtyre gjërave, shtazët janë ngjitur në pushtet. Por ata gënjejnë! Ata nuk e përmbushin atë premtim. Nuk do ta bëjnë kurrë!

    Diktatorët lirojnë vetveten, por skllavërojnë popullin! Tani le të luftojmë për ta përmbushur atë premtim! Le të luftojmë për të çliruar botën – për të zhdukur kufijtë mes shteteve – për të zhdukur babëzinë, urrejtjen dhe intolerancën. Le të luftojmë për një botë të arsyes, një botë ku shkenca dhe progresi do të shpien drejt lumturisë së të gjithë njerëzve. Ushtarë! Në emër të demokracisë, le të bashkohemi, të gjithë!”

  7. Z President. Menyra qe ke zgjedhur, eshte varianti me i keq, te mbrosh veten nga zullumi qe ke bere ne gjithe keto vite.
    Problemi eshte qe me kete reagim e sjellje, po mbron Ramen, po i jep atij pike.
    Bashke me zonjen po leni kokren e namit.
    Mblidhuni ne shpi dhe behuni dinjitoz.
    Burgu per burra eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *