• |
ide | kryesore

Misteri/ Ljajic me temperaturë të lartë: Besiktas mohon infektimin me koronavirus

Sport



Probleme për Adem Ljajic. I mbërritur tek Besiktas dy vjet më parë nga Torino, mesfushori serb, 4 gola e 7 asist në 25 prezenca këtë vit, tani është në shtrat, prej disa ditësh, me një gjendje të fortë gripale e me temperatirë të lartë. Në Turqi disa media ka shkruar se klubi kishte vendosur ta fuste lojtarin në karantinë nga frika se mund të bëhet fjalë për koronavirus, por Besiktas ka mohuar përmes një komunikate.

“Besiktas mohon kategorikisht që lojtari ynë Adem Ljajic është infektuar me koronavirus. Lojtari ka patur temepraturë të lartë për shkak të infeksionit në fyt. Mjekët kanë saktësuar kurën e, nga kontrolli i fundit, lojtari gëzon shëndet të mirë. Lajmet që qarkullojnë nga disa portale NUK korrespondojnë me realitetin e nuk duhen marrë në konsideratë.”

 

View this post on Instagram

 

Volevo informare tutti che le notizie che girano sono tutte false. È solo febbre. Prima di inventare cazzate, informatevi. #Ljajic

A post shared by Adem Ljajić (@_ademljajic_) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *