• |
ide | kryesore

“Napoletanë koronavirus”: thirrjet e turpshme të breshianëve në Rigamonti

Sport



Ndërsa Italia prek nga afër makthin e koronavirus, në stadiumin Rigamonti të Brescia disa tifozë kanë intonuar kore të turpshme duke lidhur napoletanët pikërisht me virusin e tmerrshëm që nisur të provokojë viktimat e para edhe në Itali. E gjitha ka ndodhur pas rreth 30 minutash lojë në Brescia-Napoli, kur Curva Nord e disa nga ultràsit e breshianëve kanë përmendur fillimisht Vezuvin, si fatkeqësisht ndodh shpesh në stadiume të ndryshme italianë, e pastaj kanë kënduar për katër minuta radhazi “Napoletanë koronavirus”, duke lidhur bashkë kundërshtarët me virusin ngjitës e duke i lënë të gjithë të tronditur.

Një gjetje pa shije, që, pikërisht në ditën kur në Itali u regjistruan viktimat e para të këtij virusi, në rrjetet sociale ka provokuar menjëherë përcmim, tërbim e habi jo vetëm mes tifozëve napoletanë. Shembulli i radhës i budallallëkut në stadiume, që tashmë rrezikon të marrë një ndëshkim ekzemplar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *