• |
ide | kryesore

Ndjekje si nëpër filma në Krujë, dy të arrestuar

Lajme, Të fundit

Dy persona janë arrestuar nga policia, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, pasi qarkullonin me makinë të vjedhur dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar.

Policia e Krujës ka zbardhur disa raste vjedhjesh të këtyre personave, ndërsa i sekuestroi 2 makina “Benz”


Në pranga u vunë shtetasit A. G., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe K.Z., 24 vjeç, banues në Mamurras. Ndërsa në kërkim u shpall shtetasi Sh. Xh., i cili mundi të largohej gjatë ndjekjes nga Policia.

“Këta shtetas, më datë 20.02.2020, duke udhëtuar me një mjet tip “Benz”, i dyshuar si i vjedhur në Tiranë më datë 25.06.2019, me targa të tjera të vjedhura në Shkodër, nuk iu bindën urdhrit të Policisë për ndalim. Pas ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë braktisur mjetin dhe njëri  prej tyre ka mundur të largohet”, sqaron policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, janë autorë të dy ngjarjeve të ndodhur në 2019.

Më datë 05.06.2019, në Fushë Krujë, dyshohen se kanë vjedhur mjetin tip “BMË”, në pronësi të shtetasit E. Ll.

Më datë 19.11.2019, në fshatin Derven, Krujë, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit  Sh. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë ” dhe “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu