• |
ide | kryesore

Nuk u deklaruan në kufi, sekuestrohen 35 mijë euro në Kakavijë

Lajme, Të fundit



Sekuestrohen në Kakavijë 34.750 euro, të fshehura në një çantë. Një i ri nga Berati ishte duke udhëtuar drejt Greqisë ku iu gjet shuma e konsiderueshme e parave të padeklaruara. Policia ka sekuestruan eurot, ndërkohë që ka proceduar 36-vjeçarin.

Njoftimi

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Strukturat Doganore Antitrafik, parandalon dhe godet një tjetër rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të kundërligjshme.

Sekuestrohen 34.750 euro, procedohet penalisht poseduesi.

Në vijim të zbatimit të masave të shtuara për luftën ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, Policia Kufitare e Kakavijës, në bashkëpunim edhe me Strukturat Doganore Antitrafik, gjatë kontrollit në dalje të Republikës së Shqipërisë, në një automjet që drejtohej nga shtetasi S. S., 36 vjeç, banues në Berat, gjeti të fshehura në një çantë një shumë prej 34.750 eurosh të cilat ky shtetas tentoi t’i kalonte në Greqi pa i deklaruar para autoriteteve doganore.

Në vendngjarje kanë mbritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, të cilët kanë bërë sekuestrimin e shumës së eurorve në cilësinë e provës materiale dhe në përfundim të veprimeve kanë proceduar penalisht shtetasin S. S., për veprën penale “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *