• |
ide | kryesore

Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Itali, vdes një grua

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Itali. Bëhet fjalë për një grua e cila ishte prekur nga virusi dhe ka humbur jetën. Pak orë më parë humbi jetën edhe një 78-vjeçar.

Numri i pacientëve të prekur nga koronavirusi ka shkuar në 29, në zonën e Lombardisë dhe Veneto.

Pas rasteve të shtuara me koronavirus në Itali, ka reaguar edhe kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte. Ai ka deklaruar se “ne ishim të përgatitur për këtë dukuri, pasi ato janë agjentë viral lehtësisht të transmetueshëm”.

“Popullsia nuk duhet të shqetësohet, pasi qeveria ka një plan dhe tani e ka vënë në zbatim.

Në këtë moment ne nuk e konsiderojmë të domosdoshme pezullimin e Traktatit të Shengenit, por ne jemi të gatshëm të marrim çdo masë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve”, u shpreh Giuseppe Conte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *