• |
ide | kryesore

Shënohet viktima e parë me koronavirus në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shënohet viktima e parë italiane me koronavirus. Është një nga 16 italianët e prekur nga ky virus në rajonet Veneto e Lombardia.

Viktima është shtetasi italian Adriano Trevisian 78 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Schiavonia të Padovës Pas këtij lajmi guvernatori i rajonit të Venetos Luca Zaia deklaroj se “spitali Schiavonia ku po kurohej viktima do të mbyllet e brenda 5-6 ditëve do të boshatiset e gjithë struktura.”

Komuna Vo Euganeo në Veneto ku jetonte viktima e ku është regjistruar dhe rasti i një tjetri italiani të infektuar nga koronavirus, me urdhër të Ministrisë së Shëndetit është vënë nën masa kufizuese me qëllim limitimin e zonës gjeografike të shtrirjes së virusit.

Gjithashtu kryetari i bashkisë së kësaj komune i ka bërë thirrje banorëve të mos frekuentojnë vendet publike e të qëndrojnë nëpër banesa. Ndër 16 italianët e infektuar mes të cilëve dhe viktima, 5 janë punonjës shëndetësorë mjekë, infermierë e sanitarë.



1 Comment

  1. Ky eshte nje deviacion per te hequr vemendjen nga mbetjet e rrezikshme te vlores te cilat policia me firmat e saj i quajti normale pa asnje analize te specializuar . Dhe Analizat e gjakut duan 24 ore te dalin keta nga dje ne dreke deri sot ne mengjes i nxoren mbetje normale pa bere analiza fare. Kjo gje eshte aq e madhe sa italia per te hequr vemendjen nxori sot dy te vdekur nga virusi. Po kur paska 60 te infektuar cne qe sapo doli trafiku i mbetjeve nxoren gripin. Kujdes sot te gjithe ata politikane nuk denoncojne te hetohen mbetjet ne vlore por duan te devijojne vemendjen me gripin , jane te perfshire direkt ose indirekt ne kete mega afere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *