• |
ide | kryesore

Skandali i festës së Icardi lë Neymar pa Karnevale: “Këtë vit nuk do të shkoj në Rio, kështu evitojmë polemikat”

Sport, Video



Nuk ka Karnevale në Rios për Neymar këtë vit. Braziliani i PSG e ka bërë lajmin publik përmes një story në Instagram, pak orë pas stuhisë së polemikave që shpërtheu në Paris për festën e Icardi, Di Maria e Cavani: “Me lumturi të madhe njoftoj se nuk do të jem në Karnevale 2020. Kaq, këtë herë nuk do të ketë polemika. Faleminderit e gëzuar Karnevalet!”, ka thënë braziliani në një video të publikuar në profilin e tij zyrtar.

Neymar në të kaluarën është kritikuar gjithnjë sepse, në një mënyrë apo një tjetër, në 6 vitet e fundit kishte arritur gjithnjë të kthehej në Brazil e të merrte pjesë në festimet, për një nga rastet më të rëndësishme të popullit brazilian. Këtë vit, edhe për shkak të kaosit të krijuar nga festa e shokëve të skuadrës pak orë nga humbja në Champions, ka preferuar të qendrojë në Paris e të evitojë të gjitha polemikat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *