• |
ide | kryesore

Vetëvrasja e të dënuarit për 12 mijë lekë, PD: Rama mbushi burgjet me hallexhinj

Lajme, Të fundit



Ish-deputetja e Partisë Demokratike Izmira Ulqinaku ka reaguar për ngjarjen e rëndë ku një i burgosur për vjedhjen e 12 mijë lekëve të vjetra u vetëvar në qeli. Ajo thotë se ndërkohë që Edi Rama me sistemin e tij privat të drejtësisë mbush qelitë e burgjeve me hallexhinj; trafikantët, përdhunuesit dhe kriminelët e vërtetë, bëhen ministra, deputetë e kryetarë të bashkive.

“Është koha e maskarenjve ku për vjedhjen e 12 mijë lekëve të vjetra mbahet në burg kryefamiljari, i cili për muaj ka pritur dënimin në qelinë, ku nën presionin e opinionit dhe i mbërthyer nga ankthi e depresioni, dje ka bërë vetvrasje.

Këtë herë viktima e sistemit të kalbur kriminal të Edi Ramës quhet Bilbil Hasani. Nuk duhen harruar edhe shumë raste të ngjashme në këto 7 vite, ku kryefamiljarë të shumtë i kanë dhënë fund jetës nga pamundësia ekonomike e pagesës së tarifave të energjisë elektrike. Ndërkohë, Saimir Tahiri i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, shijon lirinë dhe hetohet në gjendje të lirë” – thotë ish-deputetja e PD-së.

“Kriminelët e vërtetë të Shqipërisë janë pasuruar nga Edi Rama dhe është e pamundur të dënohen derisa ai të jetë Kryeministër. Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Vangjush Dako, Arben Ndoka, Armando Prenga, etj, me në krye Edi Ramën, janë të lirë dhe po shijojnë paratë e pasuritë e vëna nga korrupsioni, krimi e droga. Janë këto kriminelë që e sollën Ramën në pushtet dhe jo vota e lirë, prandaj politika e tij është t’i varfërojë e t’i shtypë shqiptarët e zakonshëm e të pamundur, sepse i blen më lehtë kur ka zgjedhje” – thotë ish-deputetja. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Ai qe vjedh e ka vendin ne burg,nuk ka rendesi shuma e lekeve,ne fillim vjedh 1200 lek pastaj bashke me shpellkaret e salihut vjedh banken,ligji qe te denon nuk e percakto shumen e lekeve,por denon aktin e vjedhjes

  2. Ke te fala nga fullani, i paemer, o tru pervers. O harrova keta me kollare nuk jane hajduta jane biznesman. O te qifte niko peleshi, po mos u merzit ti do qish bledi cucin. Lartligesia do shohe aktoret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *