• |
ide | kryesore

Video/ 150 stola të shkulur, viktimë e fitores së Tiranës: kulturë e munguar në ‘Air Albania’

Sport, Video



Kukësi-Tirana mund të ishte vitrinë e futbollit në Superiore me dy skuadrat kryesuese që luftuan 90 minuta për vendin e parë të klasifikimit, por skena që luajtën dy tifozeritë në momentet e pësimit të golit ishte e shëmtuar, duke shkulur stolat dhe duke i hedhur drejt fushës. Janë dëmtuar më shumë se 150 stola në të gjithë sektorët e stadiumit, ndërsa pas ndeshjes ka pasur disa shoqërime në polici. Disa prej tyre, të identifikuar nga kamerat e sigurisë, janë proceduar penalisht.

Menjëherë pas avantazhit provizor të Kukësit, tifozët bardheblu kanë nisur shkatërrimin e stolave, me copat që fluturuan drejt fushës. Madje ndeshje nuk nisi, me sinjalizimin e arbitrit Hamiti pa u spastruar fusha nga mbetjet. Natyrisht Tirana për këtë do të gjobitet, por në kohën kur ‘Fanatics’ i kujtojnë presidentit Refik Halili borxhin ende të pashlyer që rëndën mbi klubin, duhet të paktën maksimumin, për të mos e rënduar me veprime të tilla.

E njëjta gjë vlen edhe për tifozët e Kukësit, në të dy rastet kur shënoi Tirana, që mori edhe fitoren 1-2 e bashkë me të edhe kreun e klasifikimit. Stola, pjesë të tyre e sende të forta fluturojnë nga sektori i tifozëve të Bluve, që do ti shtojnë faturës psikologjike të humbjes, edhe atë financiare që do të mbërrijë nga Disiplina.



1 Comment

  1. Fucking animals!

    Nje nga arsyet pse me mire jashte se sa ne kete vend te jetosh! Jemi race barbare, vetem shkaterrim njohim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *