• |
ide | kryesore

Video/ “Partizanit iu vodh fitorja”: Rama ‘furi’ kundër arbitrit Koçi

Sport, Video



“Partizanit iu vodh fitorja dhe nuk e kam me Bylis”. Me këto fjalë Olsi Rama drejtori i përgjithshëm i Partizanit ka shprehur mendimine tij menjëherë pas barazimit me polemika të të kuqve me Bylis, që i largon nga kreu i klasifikimit, pikërisht përpara derbit kryeqytetas: “Partizanit iu vodh fitorja, sepse iu anulua një gol i rregullt për një prekje të pa qënë me dorë – shpjegoi Rama -. Ishte mbrojtësi i Bylisit që e çoi topin me kokë te Braun. Rezultati 3-1 do të ishte rrjedhë tjetër loje”.

Rama është ndalur edhe në episodin e fundit, me të cilin ballshiotët barazuan rezultatin tre minuta nga fundi, me Kocin që akordoi një gol fantazëm, në kohën kur dyshimet mbeten nëse topi e kaloi apo jo vijën e portës: “Të gjitha përpjekjet që Partizani bën që të nderojë një garë, të vijë të luajë në stadiumin më të mirë në Shqipëri, 2 herë është dënuar me gola fantazmë. Ky shikohet qartë, nuk e kuptoj si u ngrit flamuri. Topi jo vetëm që nuk kaloi i gjithi, por Belica e ka goditur me pjesën e sipërme të këpucës. Nga pamjet filmike që shikoj unë, më duket mëse e qartë që topi nuk e ka kaluar vijën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *