• |
ide | kryesore

Zbardhen detajet, kryebashkiaku i Rrogozhinës vdiq teksa po pinte kafe

Lajme, Të fundit



Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla u nda sot nga jeta në moshën 52-vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi në Dibër. Memolla ka qenë duke pirë kafe në qytetin e Peshkopisë, ku kishte udhëtuar me klubin e Egnatias, të cilët do luanin me Korabin vendas.

Haxhi Memolla ka qenë në shoqërinë e disa personave kur papritur është ndjerë keq. Edhe pse është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Peshkopisë, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Për ngjarjen ka reaguar edhe klubi sportiv i Korabit. Përmes një mesazhi në Facebook, KF Korabi shpreh ngushëllime për ndarjen e papritur nga jeta të kryebashkiakut, në moshën 52-vjeçare.

“I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe qytetarëve të bashkisë Rrogozhinë, për humbjen e kryetarit të Bashkisë Z. Haxhi Memolla i cili u nda nga jeta pas një infarkti ndërkohë që po konsumonte një kafe në një nga lokalet e qytetit të Peshkopisë!”, thuhet në reagimin e KF Korabi.



3 Comments

    1. Ta hengsha zemren Didi. 60 muter jane shume pak qe te pastrohet haleja e rilindjes. Kryemuti duhet te pastrohet se i asgjeson te gjithe pastaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *