• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Mirosllav Lajçak përfaqësuesi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mirosllav Lajçak u propozua edhe zyrtarisht përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë burimet diplomatike në Bruksel.

Sipas tyre, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, u ka dorëzuar vendeve anëtare të BE-së emrin e Lajçakut si përfaqësues i ardhshëm i bllokut, i cili para së gjithash do të merret me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe me çështje të tjera në rajon.

Propozimi formal i Lajçakut mësohet se ka qenë edhe arsyeja e bisedave telefonike që Borrell ka zhvilluar të premten me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pritet që emërimi i Lajçakut në detyrën e re të bëhet më 23 mars, në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian.

Emërimi i mëhershëm thuhet se nuk është i mundur pasi ai vazhdon të kryejë funksionin e ministrit të Jashtëm të Sllovakisë.

Deri në takimin e ardhshëm të ministrave të BE-së, Lajçak do ta përfundojë mandatin si ministër në Qeverinë e Sllovakisë, pasi në këtë vend, më 29 shkurt, mbahen zgjedhjet parlamentare.

Pas propozimit formal do të ketë debate të grupeve të ndryshme të punës, si dhe në Komitetin e Sigurisë Politike të BE-së, ndërsa vula përfundimtare do të jepet në Këshillin e Ministrave të BE-së.

Për përfaqësuesin e posaçëm të BE-së duhet miratimi i të gjitha vendeve anëtare.

Ai do të bëhet pjesë institucionale e sistemit dhe do t’i përgjigjet jo vetëm përfaqësuesit të lartë të BE-së, në këtë rast Borrellit, por edhe Këshillit të Ministrave të BE-së.

Lajçak ka përvojë të gjatë në rajonin e Ballkanit.

Ai ka qenë ambasador i Sllovakisë në Serbi dhe Mal të Zi. Pastaj është emëruar i dërguar evropian për referendumin për pavarësi të Malit të Zi dhe ka shërbyer si përfaqësues i lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë./REL



5 Comments

  1. hhahah ky qe propozoi Soros me kerkes te edi rames per dialogun pas 21 janarit, shikoni emailet soros clinton janar 2011 wikileaks

    soros soros kjo dynja, sorosi sorosit nuk i ngja

  2. Minister i jashtem i Sllovakise, kjo e fundit nuk e njeh shtetin e Kosoves. Ky ka qene ambasador ne Serbi, Bosnje, pra i njeh mire ata. Nuk e kemi degjuar ndonjehere ti kritikoje, dmth i ka mbeshtetur politikat d tyre. Se fundmi, ky eshte i deklaruar ne borderone e Sorrosit,e vertetuar.
    Po ai plakushi, Borrell, cfare pune ka tjeter qe si del koha? Do lozi domino me pleqte e tjere te Brukselit?
    E paskan ndare mendjen te gjithe, amerikane e europiane, te ndihmojne Serbine ne kurriz te Kosoves

  3. Kosava duhet te kete kujdes pasi i derguari i BE,si perhere BE-ja kurve ,eshte proserb i deklaruar!!!!Miku i Edvinit dhe Hashimoviç thaçi ja arriten te sjellin nje mik te serbeve !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *