• |
ide | kryesore

“Duke pushuar është më e lehtë”: Batistuta zhvleftëson barazimin e rekordit të tij nga CR7

Sport



Cristiano Ronaldo ka vënë firmën e tij edhe në fitoren e Juventus kundër Spal, duke shkruar një faqe të re të historisë së futbollit. Në ditën e tij të ndeshjes së 1000 në karrierë, në fakt, portugezi ka barazuar rekordin në Serie A të Fabio Quagliarella (sezonin e kaluar) e Gabriel Batistuta (në 1994), duke shënuar në 11 ndeshje të luajtura radhazi.

“I lumtur për rekordin e tij!!!! E vetmja gjë që dua të them është se duke pushuar është më e lehtë”, ka shkruar ish-sulmuesi argjentinas në Tëitter. E specifikuar kështu, Bati-Gol kërkon të theksojë se rekordi i tij ka më shumë vlerë, sepse është arritur në 11 ndeshje radhazi, ndërsa CR7 nuk ka luajtur në atë kundër Brescia, sepse nuk ishte i grumbulluar, duke bërë turnin e pushimit të cilit i referohet ish-lojtari i Fiorentinës e Romës. Tani Ronaldo duhet të shënojë kundër Inter për të vendosur një rekord krejtësisht të tijin e për të fshirë cdo dyshim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *