• |
ide | kryesore

Freiburg pëson gol nga Fortuna e zbuloi se ishte me 10 lojtarë: Hofler ishte në… banjë!

Sport



Ku ishte Nicolas Höfler në momentin e golit të dytë të Fortuna Düsseldorf? Freiburg pësonte golin e 2-0 e ai nuk ishte absolutisht në fushë e jo vetëm në mënyrë metaforike, por fizike: 29 vjecari nuk gjendej askund në fushën e Stadiumit. Për një arsye shumë të thjeshtë: Höfler duhet të shkonte patjetër në tualet.

Për pasojë, mesfushori difensiv mungonte në mbrojtjen e portës së tij e pas zhvillimeve të një goditje këndi, Erik Thommy i Düsseldorf vrapoi drejt portës së Freiburg pa asnjë problem, duke shënuar golin e sigurisë në favor të Fortuna e Höfler duhet të ishte në fushë, por me shumë mundësi po merrej ende me nevojat fiziologjike…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *