• |
ide | kryesore

Frika nga koronavirusi/ Mbyllet shkolla e parë në Tiranë

Lajme, Të fundit

Një shkollë jopublike në Tiranë ka vendosur të mbyllet për të paktën 2 javë për shkak të frikës nga koronavirusi. Bëhet fjalë për shkollën “Udha e shkronjave” e cila në njoftimin e saj (LEXO KETU) thotë se nuk ka asnjë informacion konfidencial, por e mori këtë vendim si një masë parandaluese të koronavirusit. Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të shkollës thuhet se mësimet do të vijojnë normalisht online për 2 javët e ardhshme, por kjo periudhë mund të zgjatet ose shkurtohet në varësi të situatës.

“Ky vendim nuk duhet parë si reflektim i ndonjë informacioni konfidencial, por si pjesë e dyshimit tonë. Do të thotë që ne nuk kemi informacione më shumë se sa jepen në publik dhe sa dini ju, por marrim masa të natyrshme që prindërit të kenë kohë të marrin masa edhe më të forta në rast se është e nevojshme”, – shkruhet në njoftimin e shkollës “Udha e shkronjave”.

“Kjo periudhë do t’u shërbejë prindërve për të marrë në konsideratë sa më parë masat pjesore ose tërësore të vetëizolimit dhe për të bërë vetëkarantinën për fëmijët e tyre dhe për të qenë përgatitur psikologjikisht në rast të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit” – thuhet në njoftimin e drejtorit Artir Shkurti. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. Pyetja qendron se e kane te drejten te vendosin vete se kur pezullohet mesimi? Viti mesimor percaktohet nga ministria per te gjitha shkollat njesoj, publike dhe private.

  2. Ja keta jane virusi vete qe duan ta perhapin ate,deri ne dy mars keto lajme do botojne portHalet e salihut dhe likes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu