• |
ide | kryesore

Giorgio Armani anulon sfilatën në Itali për shkak të koronavirus

Paparazzi, Slider



Giorgio Armani ka anuluar sfilatën e prezantimit të koleksionit vjeshtë-dimër 2020 duke u bërë i pari stilist italian që merr këtë vendim.

Shkak për këtë vendim të papritur të stilistit është bërë përhapja e koronavirusit në Itali. Marka ka njoftuar publikun se koleksioni do të prezantohet “me dyer të mbyllura” në një pasarelë të boshatisur dhe të gjithë mund ta ndjekin live stream në faqen zyrtare të Armanit ose në kanalet e mediave sociale të brandit. 

Ky vendim është marrë për sigurinë dhe mirëqenien e të ftuarve, duke mos u kërkuar të jenë të pranishëm në vende shumë të populluara”, -është shprehur një përfaqësues PR-i i markës së famshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *