• |
ide | kryesore

Këngëtari grek humb ndjenjat në skenë

Paparazzi, Slider



Notis Sfakianakis është ndjerë keq gjatë një performace në skenë në një nga lokalet e natës në Athinë.

Krejt papritur ndërsa ishte duke kënduar, ai është shembur në tokë duke humbur ndjenjat dhe duke shkaktuar panik tek publiku. Menjëherë stafi i tij ka ndërhyrë duke e larguar nga skena për ta transportuar me një ambulancë drejt ambienteve të spitalit.Njerëz pranë këngëtarit kanë bërë me dije për mediat greke se gjendja e tij shëndetësore tashmë është stabilizuar. Notis Sfakianakis është një nga këngëtarët më të njohur dhe më të dashur grek, me një karrierë të gjatë e të suksesshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *