• |
ide | kryesore

Koronavirus bllokon Serie A: shtyhen tre ndeshje, mes tyre edhe Inter

Sport



“Ministri i Sportit Spadafora ka njoftuar vullnetin për të pezulluar të gjithë aktivitetet sportive të programuara në Veneto e Lombardia”. Kështu, në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme për mbrojtjen civile, presidenti i Këshillit Giuseppe Conte ka ndalur topin edhe në fushat e Serie A, ku do të shtyhen ndeshjet Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari e sfida që mbyllte javën e 25, që duhej të luhej në San Siro, Inter-Sampdoria.

Vendimi ka ardhur në fund të një dite të ethshme që kishte parë të ndalej, në optikën sportive, edhe Ascoli-Cremonese, garë e vlefshme për Serie B.

POSTIMI I KRYEBASHKIAKUT TË MILANOS BEPPE SALA
“Nga Këshilli i Ministrave morëm disa instruksione mbi masat e sigurisë për të aplikuar në Milano. Në vecanti pezullimi i leksioneve në Universitete, ndërsa për shkollat, Ministria kompetente nuk ka bllokuar mësimin, por vetëm anullimin e ekskursioneve. Ndeshja Inter-Sampdoria e të dielës do të shtyhet, ashtu si gjithë eventet e tjerë sportivë në program”.

INTER KONFIRMON: “NDESHJA ME SAMPDORIA E SHTYRË”
“Na është komunikuar se ndeshja e Serie A Inter-Sampdoria, parashikuar për të dielën në 23 shkurt në orën 20.45, e vlefshme për javën e 25, do të shtyhet për një datë ende të pacaktuar”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *