• |
ide | kryesore

Monitori nuk funksiononte, arbitri ndryshoi vendimin pa VAR: Sarri i tërbuar, “të ishte për ne do merrte fund bota”

Sport, Video



Episodi unik ka ndodhur në Serie A dhe nuk ka si ti ketë pëlqyer Maurizio Sarrit, që është vënë përballë një rasti të paprecedentë. Në minutën e 68′, Rugani ka ndërhyrë me vonesë ndaj Missiroli, duke e penguar. Për La Penna gjithcka është e rregullt, por me sinjalizimin e ardhur nga sistemi VAR, arbitri i ndeshjes shkon ta shohë kontaktin në monitor. Por në momentin që doli në anë të fushës, për arbitrin ishte e pamundur të shihte imazhet e aksionit, sepse monitori ishte jashtë përdorimit. Kjo megjithatë nuk e pengoi La Penna të merrte vendimin ndryshe, nga ai i fushës. Sic duket, në këtë rast vendimi është marrë nga arbitri i VAR, Di Bello, që i ka komunikuar kolegut të akordojë penallti në favor të Spal.

Maurizio Sarri ka dalë nga ndeshje nervoz, duke kujtuar se cfarë ndodh kur rastet e kontestuara janë në favor të Juventus: “E nëse do ta kishin dhënë ne një penallti me VAR jashtë përdorimit do të kishte marrë fund bota. Më duket një padrejtësi e madhe, nëse Var nuk funksionon gjykon arbitri, jo kush është tek monitori. La Penna ma shpjegoi se është rregullorja, por nuk jam dakord”.

https://www.youtube.com/watch?v=TcaqpnJyz68



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *