• |
ide | kryesore

Pamje nga aksidenti tragjik në Gramsh, zbulohet gjendja e të plagosurve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një makinë tip Fuoristradë që po transportonte refugjatë klandestinë nga Siria ka dalë nga rruga mbrëmjen e sotme në Gramsh duke rënë nga një lartësi rreth 100 metra, e për pasojë kanë humbur jetën dy persona me origjinë siriane.

Ndërkohë që 8 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur mes tyre edhe shoferi i automjetit Mikel Gjeli, 28 vjeç nga Tirana. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në aksin Cërrik-Gramsh, në fshatin Cekrez.

Të plagosurit, nje shqiptar dhe shtatë sirianë, jemenas e irakianë u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore. Të plagosurit kanë pësuar fraktura dhe trauma të ndryshme por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e këtij aksidenti që rezultoi tragjik për dy prej shtetasve sirianë.



2 Comments

  1. Pra ne Shqiperi nuk ka më trafik narkotikesh, trafik votash, trafik parash dhe, se fundmi, as trafik klandestinesh.
    Tamam “Rilindje”!

  2. O lapsi ne patatina i ke gjete korespondentet. Fshati Cekrez ne Gramsh eshte ne aksin Gramsh-Korce. ktyre fatkeqeve ju doli makina nga rruga Por ne ate aks nuk ka dite qe kalojn makina me emigrant nga lindja e mesme. Sepse shfrytzojn korrupsionin e drejtusve te policis dhe pushtetit lokal te atij qyteti te vogel. Per shum vite ai aks eshte dhe kalim per trafikantet e drogerave. Sepse qyteti I Gramshit lidhet me rruge me Te gjitha qytet qe e rrethojn. Po te bejne nje hetim serioz gazetaret tuaj, do zbulojn shum fakte interesante per publikun. Jo Te shkruani artikuj pacavure te kopjuar nga faqet e portaleve te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *