• |
ide | kryesore

Real Madrid humbi ndeshjen, Sergio Ramos qetësinë: “Arbitra arrogantë, vendime të paracaktuara”

Sport



Një humbje e shëmtuar, ajo e marrë një ditë më parë nga Real Madrid. Formacioni i Zidane u dorëzua në fushën e Levante me rezultatin 1-0 në fund të një ndeshje të karakterizuar nga shumë polemika për vendimet arbitrale. Ka sulmuar hapur arbitrat, pas ndeshjes, kapiteni i Blanco Sergio Ramos, që ka shkuar fort me fjalët, duke rrezikuar edhe ndonjë dënim të mundshëm nga Liga.

Sipas asaj që bën të ditur AS, qendërmbrojtësi merengues është shprehur: “Nuk më pëlqen të flas për arbitrat, ashtu si kam thënë gjithnjë janë njerëz e mund të gabojnë. Por ndonjëherë, të fusin dyshimin e të bëjnë të mendosh: kriteri ndryshon sipas javëve. Dora ime në Superkupë, kundër Valencia, u sanksionua dhe ishte e pavullnetshme: me Leganes pati dy prekje të pavullnetshme që nuk u sanksionuan. Arbitrat, dikur, ishin më të respektueshëm, tani është e pamundur të flasësh me ta: kapitenët janë aty për ti ndihmuar. Ka shumë arrogancë. Në fund të ndeshjes pyeta arbitrin e ndeshjes nëse kishte probleme personale me mua. Disa vendime ishin të përcaktuara që më parë”.



1 Comment

  1. Nuk eshte aq e veshtire te kesh probleme personale me ty. Nejse, nje nga mbrojtesat me te mire ne bote. Kenaqesi ta shohesh te luaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *