• |
ide | kryesore

Video/ Immobile barazoi rekordin e Angelillo: laciali kërcënon atë të Higuain

Sport, Video



Nuk ndalet ngjitja e jashtëzakonshme e Immobile drejt rekordit të golave në Serie A që mbahet nga Higuain. Pas 25 javësh, në fakt, falë golit të shënuar ndaj Genoa, “King Ciro” ka shkuar në kuotën 27 gola në këtë kampionat. Një shifër e jashtëzakonshme, që i ka lejuar sulmuesit bardhekaltër të barazojë rekordin e vendosur nga Antonio Angelillo në sezonin e largët 1958/1959 e ti largohet Cristiano Ronaldos në klasifikimin e golashënuesve. Për momentin, CR7 pozicionohet -6 nga Immobile, të cilit i mungojnë 9 gola për të arritur rekordin e 36 golave të Pipita.

Në javën në të cilën festoi 30 vjetorin, Immobile arrin një tjetër sukses në fushë, duke vazhduar të tërheqë Lazio me golat e tij, në zonën e lartë të renditjes. Në Serie A për Ciro, këtë vit, janë 27 golat e shënuar në 25 ndeshje. Nuk ndodhte nga sezoni ’58-’59. E nuk mbaron këtu. Me 13 ndeshje ende për tu luajtur, në fakt, sulmuesi i Lazio mund ti shkojë shumë pranë 36 golave të shënuar nga Higuain në sezonin 2015/2016, në mos ta kalojë.

Që kur ka mbërritur në Roma, Ciro ka treguar gjithnjë se ka feeling të madh me golin. Nga sezoni 2016/2017, Immobile ka shënuar 94 gola në Serie A me fanellën e Lazio. Një arritje që, në pesë kampionatet më të rëndësishme të Europës, e vendos Immobile vetëm pas Messi (125 gola) e Leëandoëski (106).

https://www.youtube.com/watch?v=Ix5hELtrBd0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *