• |
ide | kryesore

Video/ Roma poker Lecces nën frikën e Koronavirus: tifozët në Olimpico me maska

Sport, Video



Roma është kthyer të fitojë në shtëpi në Serie A, duke mposhtur 4-0 Lecce në Olimpico e duke konsoliduar vendin e pestë në kampionat. Avantazhi verdhekuq erdhi me Under në të 13′ me turkun që shfrytëzoi një asist të Mkhitaryan. Armeni në minutën e 37′ vuri firmën e vet në tabelën e shënuesve. Ka lavdi në pjesën e dytë edhe për Dzeko (70′) që shkëputet në linjë të pozicionit jashtë loje për të shënuar golin e tretë, ndërsa Kolarov (80′) mbyll historinë në një inkursion nga e majta, duke garantuar tre pikë të rëndësishme.

Një ndeshje në fakt që është luajtur nën frikën e koronavirus. Roma-Lecce ishte ndeshja e vetme e e luajtur pasdite në Serie A e në shkallët e stadiumit Olimpico janë shfaqur tifozët me maskat mbrojtëse e doreza për tu ruajtur nga virusi që po tremb Italinë.

https://www.youtube.com/watch?v=OBMhKVQ4hCY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *