• |
ide | kryesore

800 kg drogë kapen pas kurifit shqiptar/ Misteri që fshihet pas transportimit të kanabisit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sasi prej 800 kilogramë kanabis është kapur nga autoritetet greke, në Igumenicë pranë doganës së Qafë-Botës.

Ndërsa mediat fqinje bëjnë me dije se lënda narkotike po transportohej me një furgon frigoriferik, raportimet e mëparshme në media bënin me dije se kamioni me sasinë e drogës kishte kaluar nëpërmjet doganës shqiptare.

Ndërkohë Policia shqiptare e përgënjështron këtë lajm. Sipas policisë sonë, kamioni me kanabis nuk ka kaluar nga pika kufitare Qafë Botë, në Sarandë, dhe as nuk është futur në Shqipëri. Sipas autoriteteve shqiptare, lënda narkotike është ngarkuar në territorin grek. Nga autoritetet greke nuk ka ende një konfirmim se prej nga ka kaluar kamioni me drogë që u kap në Igumenicë.

Ndërkohë mësohet se janë arrestuar shoferi grek dhe një pasagjere greke, që ndodheshin në furgon. Policia gjithashtu po punon për mësuar burimin se kujt i përkiste droga.

Vetëm pesë ditë më parë një sasi prej 1.1 tonë kokainë u kap në Maqedoninë e Veriut pasi kishte kaluar në territorin shqiptar, nga dogana e Hanit të Hotit e deri në Qafë-Thanë. Lajmi se një sasi e tillë me vlerë dhjetëra miliona euro tronditi opinionin publik, duke shtuar bindjen se Shqipëria është një vend tranzit për drogërat e rënda. ©Lapsi.al 

Sqarim i Policisë së Shtetit 

Në përgjigje të interesit të medias, lidhur me një lajm të publikuar, për një sasi lënde narkotike cannabis sativa të kapur në Igumenicë, Greqi, që mund të kishte kaluar ne PKK Qafë Botë, Sarandë, informojmë se:

Policia Kufitare ka marrë menjëherë kontakt me homologët grekë, të cilët kanë deklaruar se kamioni nuk është futur në Shqipëri dhe nuk ka kaluar nga PKK Qafë Botë, Sarandë.

Autoritetet e Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Botës, të palës greke, konfirmuan faktin se automjeti frigoriferik e kishte ngarkuar lëndën narkotike në terrtorin grek.



3 Comments

  1. Po perse jeni kaq pisa, kaq te ndyre!!!!!!?
    E para, 1.1 ton kokaine perpara pak ditesh nuk kishte destinacion kalimin nepermjet Shqiperise, por mbas dyshmit te poseduesve te saj se ishin nen vezhgim nderuan destinacion duke kaluar nepermjet Shqiperise ku sic dihet policia shqiptare u njoftua nga ajo italiane dhe dhe aksioni per kapjen dhe bllokimin e saj u ndoq edhe nga policia shqiptare.
    E dyta, sipas lajmit qe ju servirni lenda narkotike qe transportohej me furgonin frigoferik nuk vertetohet qe ka kaluar nga doganat e shqiperise duke u pergenjeshtruar edhe nga policia shqiptare, por aludohet nga idiote te nivelit tuaj.
    Ju qifsha titujt dhe argumentimet e lajmeve tuaja bashke ma andikapatet qe ju ndjekin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *