• |
ide | kryesore

Koronavirusi fle në mushkritë e Rilindjes

2, Ide



Edhe mënyra se si sillen ndaj të papriturave të natyrës i veçon regjimet autoritariste nga ato demoktatike. Këtë dëshmon rasti i fundit i koronavirusit që rrezikon të kthehet nga një epidemi në pandemi. 

Në Kinen ende monopartiake, shteti autoritarist i Xi Jinpingut rrefuzoi për një kohë të gjatë ta njihte publikisht problemin. Zyrtarët partiakë në qytetin e parë që u prek, në Wuhan, shtruan një banket me 40 mijë vetë për të dëshmuar se nuk ka vend për panik.

Heroi tashmë i vdekur, mjeku oftamolog, Li Wenliang u thirr nga policia dhe u detyrua të nënshkruante të kundërtën e asaj që besonte, ndonëse ai i kishte pohuar që më 20 dhjetor kolegëve rrezikshmërinë e virusit vdekjeprures.

Ndërkohë policia e drejtuar nga partia komuniste, që preokupohet më shumë për imazhin e regjimit sesa për mposhtjen e epidemisë, ka ndaluar deri më tani 351 vetë, për “përhapje lajmesh të rreme” dhe ka dëbuar nga vendi tre reporterë të Wall Street Journal. Shumë qytetarë që kanë vendosur të dëshmojnë në internet për defektet e sistemit mjeksor të regjimit komunist, ose nuk gjenden më në rrjet, ose janë zhdukur.

Ajo që ndodh është e qartë: rregjimeve u intereson më shumë propaganda sesa realiteti sado i rëndë që të jetë ai.

Qasja ouruelliane që komunistët kinezë patën në javët e para ndaj kronavirusit po krahasohet, gjithnjë e më tepër, me trajtimin që paraardhësit e tyre rusë i bënë shpërthimit të centralit bërthamor të Çernobilit, natën e 26 prillit 1986. Ata e mbajtën të fshehtë për 48 orë katastrofën deri sa vala e lartë e radioaktivitetit u rregjistrua në Suedi, duke shkaktuar një numër të konsiderueshëm viktimash. Regjimi sovjetik i’u vërsul me një valë akuzash për shpifje mediave perendimore që filluan të informojnë për të vërtetën deri sa u detyrua ta pranojë atë me një kosto shumë më të lartë.

Po të krahasojmë këtë lloj qasjeje me atë që shohim në Europën perendimore, e konkretisht me nënyrën se si Italia po sillet me shpërthimin e epidemisë gjendja ndryshon si nata me ditën.

Qeveria e Romës veproi menjëherë me transparencë, njoftoi në kohë reale për çdo të infektuar dhe person që humbi jetën, dëshmoi vërtetësi për masat e karantinës dhe tregoi se ku gjendeshin spitalet e ngritura enkas për këtë emergjencë.

Mes këtyre dy tablove, midis sjelljes së një regjimi diktatoral dhe një pushteti demokratik, qëndrimi që po adopton Shqipëria, tani që duket sikur rreziku po na troket, i ngjan më shumë modelit të parë.  

Kanë mjaftuar vetëm dy ditë për të vërejtur se regjimi i rilindjes po i fryn më shumë borive kundër përhapësve të panikut, sesa kujdesit për marrjen e masave, më shumë sekretit, sesa transparencës.

Kështu, një mjeku kurajoz, si shefit të kardiokirurgjisë Edvin Prifti, i cili vuri alarmin për mungesën në QSUT të mjeteve që kryenin analizën dhe për sasinë e paisjeve të dhënies së oksigjenit, që kanë të bëjnë me kurimin, pushteti i kundërvuri menjëherë kolegët e tij, që e kundërshtonin pa fakte.

Po të shikoje të dielën një kronikë të Top Channel për masat e marra në aeroportin e Rinasit, do të dëgjoje absurditetin që zyrtarët i kishin pohuar reporterit, se vendi i karantinës mbahej sekret. Po e njëjta gjë thuhet edhe për spitalin që do presë të prekurit.

Vetë kryeministri Rama, në të vetmin status që ka bërë për këtë gjë, më shumë është marrë me kundërshtarët politikë, duke goditur “mendjet e shthurura”, që përhapin panik te qytetarët. Edhe më grotesk bëhet qëndrimi i tij kur e krahason me opozitën që ka një paranojë krejt tjetër: faktin se mos pushteti zmadhon rrezikun e epidemisë, për të anulluar mitingun e Metës.

Edhe dordolecët qesharakë të prokurorisë politike, në vend të njoftonin se po hetonin ndonjë zyrtar shteti që tregohet laksist me masat e rrepta që duhen marë në porte dhe aeroport, nga frika se prishet imazhi i rilindjes, shpallin hetime, si kinezë, kundër lajmeve të rreme.

Pra, mendësia oruelliane për të mbajtur nën kontroll gjithçka, kulti i sekretit dhe vendimmarjes, për të cilën duhet të kenë monopolin vetëm pak njerëz, injorimi i mendjve të lira të profesionistëve dhe mbështetja tek zanatçinjtë servilë, mivendosja e luftës kundër panikut, ndaj nevojës për transparencë, primati i propagandës para përballjes me realitetin, janë dëshmitë më të prekshme të regjimit ku jetojmë.

Njësoj siç u provua edhe pas tragjedisë së 26 nëntorit, modeli shqiptar është shumë larg atij të demokracive perendimore. Dhe nuk ka më nevojë që koronavirusi të kapërcejë Adriatikun për ta parë këtë.

©Lapsi.al

 



20 Comments

  1. Ore ,dakort jam Bushat por me duket se duam me zor te na vije KY virus,sikur e ndjellim
    Edhe per masat mjere atij qe I vjen se per qeverine ne cdo vend je i mbaruar.

  2. Ju thoni flë virusi në mushkëritë e tyre, por çfarë ndodh nëse zgjohet nga mushkëritë e infektuara të rilindjes? A duhet izoluar rilindja që virusi i tyre të mos kalojë tek ata që që ia njohin dhëmbë e dhëmballë? Sepse gjithçka që ka thënë e bërë rilindja i ngjan një virusi shkatrrues për vendin tonë. Dhe aq më keq që çdo shkatrrim është quajtur e vazhdon të quhet reformë. Kjo lloj propagande e djallos edhe më atë që duhet mbrojtur. Shikoni e dëgjoni udhëtarët e pyetur në Rinas dhe nxirrni konkluzionet duke i krahasuar me ato që thotë ministrja e shëndetit të pambrojtur. Askush nuk na kontrolloi , -thonë udhëtarët. Disave u kanë vënë dorën në ballë dhe kjo quhet vizita, kontrolli e çfarë të doni, por asgjë serioze, asgjë për të na mbrojtur. Këta janë të papërgjegjshëm, të gjithëditur e delirantë të pashembullt.

  3. Regjimet autoritare pertej ruajtjes se pushtetit kane nje shperfillje te brendshme, natyrale per jetet njerezore. Shpresoj mos shkojme dhe ne deri ne ate pike. Krahasimi me Cernobilin eshte realisht krahasimi me i gjetur ne kete kontekst.
    Por, eshte e pamohueshme qe dhe ju te medias po perpiqeni ta korrni mire kete situate. Nga 10 lajme ne cdo gjys em ore qe publikoni mund te tregoheshit te ndershem dhe te nxirrnit vetem 1. Njerezit i lexojne nga paniku, por mos i merrni per budallenj sepse e dine qe po perpiqeni te milni situaten dhe jo te informoni. Nuk po them qe ngjallni panik, por neveri patjeter.

  4. YMER GELBAZA NJE ZAGAR I TREDHUR NGA EDI RAMA-USH BYTHLEPIRES I SALI BERISHES thotë:

    EDI RAMA I KA ZGJEDH ZAGARET E TIJ TE PAGUAR ,PER TE SULMUAR TE GJITHE GAZETARET QE NUK O NENSHTROHEN DHE NUK SHITEN TE EDI RAMA,ZAGARET E TREDHUR NGA EDI RAMA JANE,MERO GELBAZA ,CARLO BOLINO ,SOKOL BALLA LORENC VANGJELI SKENDER MINXHOZI MENTOR KIKIA MIRA KAZHANI DRITAN HILA RUDINA XHUNGA DHE ALBAN DUDUSHI

  5. Kjo ministerlesah e i conte lule edi rames kur ishte nje kucke e vogel pa pushtet, kjo manastirliu se nuk del dhe nuk thote masat dhe mjetet qe ka qeveria ???

    po e kane sekret ????

    njerezit kane nevoje te dine gjera konkrete, por gjera konkrete nuk ka sepse i kane vjedhur te gjitha dhe kane ZERO !

    Kryeministri lypes te dale te lype perseri , por kesaj rradhe veshtire e ka sepse nuk ve dot dore , nuk vjedh dot vetem po ia vuri pidhit te anetes te gjithe maskat dhe testet per zbulimin e koronavirusit

  6. Problemi i koronavirusit aktual eshte se si te gjithe koronaviruset, shkakton deme sidomos ne aparatin e frymemarrjes. Eshte thuajse e pamundur te gjendet tek nje pacient kur eshte ne fazen e inkubacionit dhe duhen rreth dy jave qe te shfaqen simptomat e para. Deri ketu, nuk eshte faji i askujt (pervecse i atyre qe e kane prodhuar ne laborator nese kjo eshte e vertete). Problemi qendron tek masat qe duhet te merren me qellim qe semundja te mos perhapet (jo paniku, por semundja) duke treguar pafuqine e strukturave spitalore. Karantinat, mbyllja e shkollave, mbyllja e ambjenteve publike ku grumbullohen shume njerez eshte e domosdoshme per te mos lejuar qe numri i te prekurve te rritet aq shume, sa strukturat spitalore te mos jene ne gjendje ta perballojne. Ne Itali, kjo eshte arsyeja qe po behen te gjitha veprimet e tilla. Pra qellimi eshte qe te mos mbingarkohen spitalet se ne nje rast te tille, numri i i atyre qe do humbnin jeten do ishte vertet i madh. Per mendimin tim, qeveria duhet te shpjegoje masat e marra dhe jo te kete nje deklarate te thate se te gjitha masat jane marre. Pervec vendit te karantines do duhej te sqaronin kapacitetet qe kane spitalet shqiptare per t’u perballur me emergjencen, sa aparatura te domosdoshme ka neper spitale, pra sa eshte numri i pacienteve qe do gjenin “derman” nese semundja do shfaqej. Keto do i sherbenin me shume reduktimit te panikut, pasi duke mos patur shifra dhe duke mos i sqaruar masat e marra, rrezikohet qe paniku te arrije ne nivele shume te larta.

  7. dmth mjek edvini ka te drejte se i intereson axhendes tende ando kurse mjeket e tjere ja fusin kot dmth? shko mer pederast vrit veten traft vurusi mu ne brimen e bythes

    1. Edvin Prifti ka te drejte sepse eshte mjek i shkelqyer, i shkolluar dhe i punesuar me pare ne perendim, qe nuk ka lepire asnje bythe por eshte thirur e lutur me insistim nga qeveria shqiptare e nje here e nje kohe (brain gain) per te punuar ketu. Ju vazhdoni besojini servilave se mbase nuk i’u mberrin virusi. Megjithese edhe po ju mberriti, e dini vete ju: Te rroje partia!

  8. Kush rruf kokaine ,dhe i del pulla e shurres mbi pantallona nuk e ze koronarilndja,po flasim per ata qe jane afer moshes se trete.

  9. @24/02/2020 te 15:36

    Te gjithe K*** me nje vend pse nuk thua?
    Nuk kam pare kaq shume K*** tok se bashku. Vetem Psiko Drama mund ti mbledhi pasi ti kete gjetur me qiri.

    Shqiperia po lulzon, Yrysh perpara!

  10. PSE EDI RAMA NUK E PADIT MERO BAZEN PER DOSJEN E KRISTAQ RAMES DHE GRUAS SE TIJ??!! thotë:

    ZOTI BUSHATI SE MUND TE ULESH NE NJE TAVOLINE MERO GELBAZEN KELLIRA KUR EDHE ERA NE GOJE I MBANE ERE NGA BYTHA E SALI BERISHES DHE EDI RAMES,DHE JUVE ZOTI BUSHATI JENI I VETMI GAZETAR QE NUK MUND TE JU BLEJ KUSH KURR PRANDAJ KAN SHUME RESPEKT PER JUVE,JE I VETMI GAZETAR QE NUK JE SHITUR AS TE PD-jaAS TE PS-ja JU KUJTOHET KUR MERO GELBAZA E LEPI NE BYTH SALI BERISHEN ,TANI PO E MBAN LLAPEN NE BYTH TE EDI RAMES SE E TREDHI KEQ FARE NGA AJO DOSJA E KRISTAQ RAMES ME EDI RAMEN

  11. Rilindja eshte me keq se virusi ATA JAN SEKTI KEQ SHPERNDAJNE VETEM VIRUS KUNDER NJERZIMIT,SHQIPERIS,KOMBIT,FAMILJES , VURUSE TE STILIT VELIA,JOZELA,,,,…,..,,,…,

  12. Bushati ka te drejte.. Kush te mundet mund te lexoje tek “La Stampa” artikullin e Gianni Riotta (Drejtor i TG RAI) “detyrimi per transparencen”

  13. Mund të mos jemi dakord me Bushatin për subjektivizmin me të cilin ai përpiqet të bëjë fajtorë njëlloj të gjithë politikanët shqiptarë apo këmbënguljen për të zhvlerësuar opozitën, por në këtë shkrim, përgjithësisht më duket se ai është realist.
    Ndonëse për reagimin e presidentit ndaj tendencës së hapur të Ramës për kapjen e Gjykatës kushtetuese, Bushati ka mbajtur një qëndrim të drejtë realist, nuk heq dorë nga shashkat kontraverse.Mjafton të përmendim faktin se qoftë edhe me një fjali të vetme, ndonëse e mbron qëndrimin e Metës, hedh shashkën për të sabotuar thirrjen e tij për manifestimin e 2 marsit, që shqiptarët të mos dalin në bulevard nga frika e coronavirusit.
    Sa i takon fshehjes së të vërtetës mbi epideminë virale aktuale, kryesisht nga vendet diktatoriale komuniste, ky është një realitet i provuar.
    Nuk e fshihte dot për një kohë të gjatë Kina komuniste nga ku u përhap ky virus, por a mund të besojë kush, se kur Koreja e Jugut zë vendin e dytë në botë për numurin e të infektuarve, nga Korea veriore komuniste nuk është deklaruar as edhe një rast i vetëm, ndonëse ajo ka kufijë tokësorë me Kinën
    Kjo tendencë shihet edhe në shtete me një propogandë të zhvilluar majtiste.
    Nuk besoj kursesi p.sh., se ndryshe nga Italia, në shtetin e saj fqinjë Francë, nuk qenka diktuar asnjë rast i infektimit me coronavirus.
    Aq më tepër në Shqipëri ku mundësitë e kontrollit shëndetsor, janë ndër më të ultat në Europë.
    Më rastisi të dëgjoj në një emision në Top Channel, se pikërisht kur ministrja e shëndetësisë deklaronte se në të dy portet shqiptare nga ku vijnë udhtarë nga Italia, kemi organizuar një kontroll të rreptë, gatetarja nga tereni duke u lidhur direkt me udhëtarët, ja nxorri gënjeshtrën në shesh. Të gjithë pasagjerët e pyetur, deklaruan se nuk kishte pasur fare kontroll.
    Për mendimin tim, në raste të tilla panikun e shton më shumë mungesa e transparencës, sesa njoftimet realiste.
    Dhe më e keqja akoma, duke dashur medemek të ruhesh nga paniku, le shteg për moskujdesin e njerëzve meqë ministrja i mashtron duke ju thënë, mos kini merak se ne e kemi situatën në kontroll.
    A nuk i shtoi viktimat edhe tërmeti nga fshehja e realitetit ?

  14. Mund të mos jemi dakord me Bushatin për subjektivizmin me të cilin ai përpiqet të bëjë fajtorë njëlloj të gjithë politikanët shqiptarë apo këmbënguljen për të zhvlerësuar opozitën, por në këtë shkrim, përgjithësisht më duket se ai është realist.
    Ndonëse për reagimin e presidentit ndaj tendencës së hapur të Ramës për kapjen e Gjykatës kushtetuese, Bushati ka mbajtur një qëndrim të drejtë realist, nuk heq dorë nga shashkat kontraverse.Mjafton të përmendim faktin se qoftë edhe me një fjali të vetme, ndonëse e mbron qëndrimin e Metës, hedh shashkën për të sabotuar thirrjen e tij për manifestimin e 2 marsit, që shqiptarët të mos dalin në bulevard nga frika e coronavirusit.
    Sa i takon fshehjes së të vërtetës mbi epideminë virale aktuale, kryesisht nga vendet diktatoriale komuniste, ky është një realitet i provuar.
    Nuk e fshihte dot për një kohë të gjatë Kina komuniste nga ku u përhap ky virus, por a mund të besojë kush, se kur Koreja e Jugut zë vendin e dytë në botë për numurin e të infektuarve, nga Korea veriore komuniste nuk është deklaruar as edhe një rast i vetëm, ndonëse ajo ka kufijë tokësorë me Kinën
    Kjo tendencë shihet edhe në shtete me një propogandë të zhvilluar majtiste.
    Nuk besoj kursesi p.sh., se ndryshe nga Italia, në shtetin e saj fqinjë Francë, nuk qenka diktuar asnjë rast i infektimit me coronavirus.
    Aq më tepër në Shqipëri ku mundësitë e kontrollit shëndetsor, janë ndër më të ultat në Europë.
    Më rastisi të dëgjoj në një emision në Top Channel, se pikërisht kur ministrja e shëndetësisë deklaronte se në të dy portet shqiptare nga ku vijnë udhtarë nga Italia, kemi organizuar një kontroll të rreptë, gatetarja nga tereni duke u lidhur direkt me udhëtarët, ja nxorri gënjeshtrën në shesh. Të gjithë pasagjerët e pyetur, deklaruan se nuk kishte pasur fare kontroll.
    Për mendimin tim, në raste të tilla panikun e shton më shumë mungesa e transparencës, sesa njoftimet realiste.
    Dhe më e keqja akoma, duke dashur medemek të ruhesh nga paniku, le shteg për moskujdesin e njerëzve meqë ministrja i mashtron duke ju thënë, mos kini merak se ne e kemi situatën në kontroll.
    A nuk i shtoi viktimat edhe tërmeti nga fshehja e realitetit ?

  15. po qfare esht per ju korona virusi kur ju keni zhugen (NEGJMIJEN, BABA, TAKUN RUQIN)ebolen (fatos klosin,ballen,musa ulqinin,fatos nanon) DHE SIDEN (rama,erion velija,doshi)ETJ.nuk ju gjen gje ju krymbave te stalinit e morrave te mao ce dunit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *