• |
ide | kryesore

De Ligt e sheh Juventus në majën e Champions: “Kemi kualitetin për ta fituar”

Sport



Matthijs De Ligt është gati të përballojë sfidën e tij të parë të 1/8 të finaleve të Champions me fanellën e Juventus: “Lyon është shumë i fortë, me shumë të rinj. Në këtë kuptim është i ngjashëm me Ajax – ka thënë në një intervistë për faqen zyrtare të Uefa – Champions? Është e rëndësishme të besosh. Cdo skuadër ëndërron të fitojë e ne kemi kualitetet për ta bërë”.

Në skuadrën e Garcia, De Ligt risheh Ajax, me të cilin në 2019 eleminòi Juventus e arriti një hap larg finales: “Mund të besojnë tek shumë të rinj që duan të rriten. Èshtë një skuadër e mirë e duhet të jemi gati. Aty luajnë dy shokët e mi të kombëtares, Memphis Depay e Kenny Tete. Kam luajtur kundër tyre edhe kur isha tek Ajax, kështu që e njoh stadiumin dhe klubin. Memphis nuk do të jetë, i dëmtuar rëndë, por Lyon është i fortë edhe pa atë”.

Qendrmbrojtësi ka folur edhe për eksperiencën e tij italiane e këta muaj të parë në baradhezi nën drejtimin e Maurizio Sarri: “Të ambjentohesh është e vështirë sepse në Itali luhet më shumë lojtarë kundër një sulmuesi dhe është shumë ndryshe në krahasim me atë që bëja më parë. Unë nuk kam frikë të luajë në një kundër një dhe është dicka që e kam mësuar tek Ajax. Sarri? Juventus është skuadra më e fortë e Italisë, kërkon të sulmojë e të fitojë. Me këtë trajner është e rëndësishme të nisësh nga prapavija, të avancosh me kurajo e të tregosh se ke dëshirë të luash topin”.

De Ligt është i ndërgjeshsëm sa lart kërkon të shkojë Juventus: “Nuk mund të thuash kurrë me siguri kush fiton në Champions. Ne impenjohemi në maksimum, e dimë se jemi të fortë, kemi kualitet e duam ta tregojmë në ndeshje si kjo. Është pjesa më e rëndësishme, por duhet të kesh edhe fat për të shkuar përpara. Nuk e di nëse do të arrijmë ta fitojmë, por kualitetin për ta bërë e kemi. Mbetet për tu parë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *