• |
ide | kryesore

Italia në panik nga koronavirusi: S’kemi maska, të ndërhyjë ushtria

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Sot burri im dhe unë shkuam në supermarket dhe stafi na bllokoi sepse nuk kemi maska. Për fat të keq maskat përfunduan të premten sepse njerëzit arritën të futeshin me forcë nëpër farmaci”. Kështu deklaron Laura, 32-vjeçarja e cila banon në Fombio, një nga bashkitë në zonën e kuqe të zonës së Lodi, ku ka pasur raste të prekurish nga koronavirusi. Ajo tregon për ‘Tgcom’ se askush nuk i ka ofruar ndihmë asaj dhe burrit, ndërsa thekson se janë në pritje të maskave pasi nuk pranohen në supermarkete pa to.

“Si ta bëj? Askush nuk na jep indikacione. Ata i lanë qytetarët në rrezik, asnjë informacion nuk kemi. Jam përpjekur të telefonoj në numra të ndryshëm të urgjencës me orë të tëra dhe gjithmonë e gjej linjën të zënë, askush nuk përgjigjet “, tha mes të tjerash 32-vjeçarja italiane.

Ajo shtoi më tej se nuk ka ushqim për 14 ditët që duhet të qëndrojë në karantinë bashkë me burrin e saj.
“Në farmaci më thonë që maska duhet të vijnë së shpejti. Duhet të ndërhyjë ushtria, pasi me siguri është e përgatitur për këto raste urgjente. Në këtë pikë, edhe nëse vetëm për të shpërndarë maska dhe për t’i lejuar njerëzit të marrin diçka për të ngrënë. Më duhet maska”, përfundon Laura.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *