• |
ide | kryesore

Jake Paul fyen Zayn, Gigi nuk përmbahet me komentet (FOTO)

Paparazzi, Slider



Mbrëmjen e djeshme, Jake dhe Zayn ishin në Las Vegas për të ndjekur një ndeshje boksi dhe mesa duket kanë debatuar për diçka. Megjithëse ende nuk e dimë se çfarë kanë thënë, një status i Youtuber-it në Twitter ka lënë të kuptohet se biseda nuk ka qenë aspak miqësore:

“Gati sa nuk u zura me Zane nga 1 Direction sepse është thjeshtë një djalë i vogël, me një sjellje të keqe, që më tha të zhdukesha, ndërkohë që unë po tregohesha i sjellshëm me të… E di që po e lexon këtë, mos u acaro se përfundove vetëm në dhomën e hotelit…”- ka shkruar Paul ndër të tjera, ku vihet re dhe se emrin e këngëtarit e ka vënë qëllimisht gabim.

Zayn nuk nuk ju përgjigj këtij statusi, megjithatë në “mbrojtje” të tij doli partnerja, Gigi Hadid, e cila shkruajti:

“Sepse ndoshta nuk i intereson që të qëndrojë me ty dhe me grupin e lodhur të Youtubers-ave..? Shkoi vetëm në shtëpi me miqtë e tij të ngushtë, si një person i respektueshëm sepse më ka mua zemër. I pa ndikuar nga fytyra jote e shëmtuar..”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *