• |
ide | kryesore

Koronavirus fiton derbin mes Juventus e Inter: Serie A rrezikon të mos luajë javën e 26

Sport



Serie A mund të ndalojë, e këtë herë e gjitha, për shkak të koronavirus. Pas shtyrjes së katër ndeshjeve të javës së 25, Kryeministri italian Giuseppe Conte ka lënë të hapur mundësinë që gjithë java e ardhshme e kampionatit të mos luhet për të ruajtur emergjencën sanitare: “Nuk besoj që në javë të vetme mund të ngadalësojmë infektimin aq sa për ti lejuar vetes të rinisim manifestimet sportive. Për javën e ardhshme do të vlerësojmë një shtyrje të të gjitha ndeshjeve”.

I ftuar në ‘Non è l’Arena’, Presidenti i Këshillit nuk ka dashur të zbilancohet në mënyrë përfundimtare, por nuk e ka përjashtuar mundësinë: “Do të monitorojmë vazhdimisht situatën e ngjitjes së virusit, falë punës së teknikëve dhe ekspertëve, pastaj do të vlerësojmë”. Situata është shumë delikate e shëndeti i njerëzve vjen para të gjithave, sigurisht është një vendim që ka peshë të madhe në garën titull duke qenë se mes ndeshjeve që do të shtyhen është edhe Juventus-Inter.

Udinese-Fiorentina, faktikisht, është për tu konsideruar që tani e shtyrë: rajoni Friuli-Venezia Giulia ka nxjerrë një vendim special që pezullon manifestimeve të cdo lloj natyre (edhe sportive) në vende publike ose private deri në 1 mars. E ndeshja në Dacia Arena është e parashikuar në 29 shkurt.

Këto janë ndeshjet e javës së 26° në Serie A: Lazio-Bologna (e shtunë 29 ora 15), Udinese-Fiorentina (18), Napoli-Torino (20.45), Milan-Genoa (1 mars ora 12.30), Lecce-Atalanta, Sassuolo-Brescia, Parma-Spal (15), Cagliari-Roma (18), Juventus-Inter (20.45), Sampdoria-Verona (e hënë 2 mars ora 20.45).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *