• |
ide | kryesore

Koronavirus zbraz stadiumet, Juve-Inter pa tifozë: “Me shumë mundësi Serie A me dyer të mbyllura”

Sport



Emergjenca Koronavirus është një temë e nxehtë edhe përsa i përket futbollit në Itali. Masat e marra për tu kujdesur për shëndetin e atletëve e tifozëve janë ngjitur në rendin e ditës në Këshillin e Figc: “Duam ti japim suport kampionateve tona – ka bërë të ditur presidenti federal Gravina -. Kemi vendosur të ndalojmë cdo gjë që sjell spostimin në zonat kritikat”. Ka të reja edhe për Inter-Ludogorets në Europa League: “Kemi kërkuar që të luhet me dyer të mbyllura”.

Përgjigja e Qeverisë në lidhje me sfidën europiane të zikaltërve pritet në orët e ardhshme, ndërsa vendime zyrtare janë marrë përsa i përket Lega Pro: “Kemi shtyrë turnin e mesjavës e ndeshjet e javës së nëntë e të dhjetë të Grupit A e Grupit B. Për më tepër kemi anulluar disa etapa, si ajo e Under 19, që i përkiste kombëtareve tona”.

Megjithatë vendimet e Figc do të merren në bazë të atyre të Qeverisë: “Pa krijuar alarme, kemi kërkuar të koordinojmë në mënyrën më të mirë urdhëresat e ndryshme që dalin në rang rajonal. Duhet bashkëpunuar për të marrë rezultatet më të mira e nga ky këndvështrim kemi marrë vendimet që i takojnë botës sonë, për të jetuar të qetë këto momente. Jemi të ndërgjegjshëm se mund të ketë masa edhe më të shtrënguara në të ardhmen”.

Kërkesat prekin edhe Serie A: “Kemi kërkuar të mund të luhet me dyer të mbyllura sfidat e kampionatit kryesor – ka konfirmuar Gravina -, gjë që duhet të ndodhë që nga java e ardhshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *