• |
ide | kryesore

Koronavirusi/ Shqipëria mbyll kufijtë me Italinë? Ministrja: Jo masa agresive, ja si do veprojmë

Arkiva, Lajme, Të fundit
ogerta2.PNG



Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, po zhvillon sot mbledhjen e radhës të Task Forcës për koronavirusin, i cili është kthyer në një alarm botëror.

E pyetur nga gazetarët nëse do të mbyllen kufijtë me Italinë, ku virusi ka shënuar katër viktima dhe qindra të infektuar dhe vijon përhapjen me shpejtësi, ministrja tha se gjithçka do të vendoset në bazë të rrezikshmërisë.

Ministrja deklaroi se mbyllja e kufijve realizohet kur paraqiten raste apo kur ka një shpërhapje të gjerë të epidemisë, madje sipas saj, edhe në këto raste nuk vendosen masa agresive kombëtare, por izolohen zonat.

Në varësi, dhe sipas shkallës së rrezikshmërisë, do të marrim masat përkatëse. Aktualisht Shqipëria nuk ka asnjë rast të prekur nga koronavirusi. Sa i përket mbylljes së kufijve, unë së bashku me ekspertët, pasi duhet të kuptojmë që procesi po udhëhiqet nga ne, po vlerësojmë riskun dhe do rekomandojmë masat. Sipas shkallës së rrezikshmërisë, do të ketë edhe masa, me qëllimin e vetëm, mbrojtjen e shëndetit të popullatës. 

Për momentin ne kemi dyfishuar ekipet e shëndetësisë në pikat kufitare, për të pasur kontroll të imtësishëm. Për çdo vendim që do të marrim, do iu informojmë në kohë reale. Masat do të jenë të bazuara në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Mbyllja e kufijve realizohet kur paraqiten raste, apo kur kemi një shpërhapje të gjerë të epidemisë. Edhe në ato raste, nuk vendosen masa agresive kombëtare, por izolohet rasti, duke u vendosur masa sigurie në zona të caktuara. Të gjitha palët jemi në përgjigje të situatës dhe do përgjigjemi sipas shkallës së rrezikshmërisë”, tha Manastirliu.



6 Comments

  1. Skeni pse e mbyllni kufirin me Italin.Virusi ka mbrritur tek ju.por ishalla ja fillon tek Edi Rama i pari e mbaron te i fundit qeveritar.

  2. MERO GELBAZA KELLIRA DUKE KA LEPIR BOLET NJE ITALIANI NE SHQIPËRI-CARLO BOLINOS U INFEKTUE NE CORONAVIRUS DHE ESHTE NE QSUT-MJEKU I REKOMANDON PER TA NXJERR KOKEN NGA BYTHA E EDI RAMES DHE DO TI KALOJ SHPEJT

  3. Mos beni gabimin qe bene ne itali , karantine kush vjen nga veriu i italise dhe pike , vetem keshtu do ta ndaloni nqs nuk ka hyre tashme

  4. Ja rasti qe te merr ne qafe !?Nje specialiste e burimeve njerzore per dy vite e sheh veten Ministre te Shendetesise ?!?!?!?!?!?Kemi marre masa shtese thote plehra,genjen papiken e cipes ! Nje media kombetare kur iu drejtohet pasagjereve qe vijne nga Italia ata te gjithe thane se nuk i pyeti askush per asgje !!!O zot i madh,te lutemi pafund ti bjere Koronavirusi Edvin Mafies,e te gjithe rilindjes me radhe !!!!!Na e shpifet kete vend monstra !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *