• |
ide | kryesore

Meta e kallëzoi në SPAK, reagon Etilda Gjonaj: Presidenti ka bërë hapin e duhur, po njeh institucionet e reja të drejtësisë

Lajme, Të fundit



Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pas kallëzimit penal që presidenti Ilir Meta dorëzoi sot në SPAK ndaj saj dhe dy zyrtarëve të tjerë të Ministrisë për shkelje të rëndë ligjore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjonaj shkruan se është e gatshme të përballet me SPAK, por edhe me vetë presidentin Meta.

Ministrja e Drejtësisë e quan absurde situatën e krijuar, por shton se gjithsesi, kreu i shtetit ka bërë hapin e duhur, “njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi”, duke iu referuar kështu pasdisë që Meta depozitoi në SPAK.

“Shpresoj që të pranojë punën e tyre edhe ditën kur drejtësia e re dhe SPAK të filloj të godasë në shenjat e njohura botërisht si njolla të Shqipërisë, politikanë dhe zyrtarë të lartë të njohur për korrupsionin dhe krimet e tyre në këtë vend. Koha që drejtësia të veprojë!”, shkruan mes të tjerash në postimin e saj në Twitter, Ministrja e Drejtësisë.

Reagimi i Gjonajt

Sikur të mos i mjaftonte politika e dëshpëruar e dhunës verbale, sot Kreu i Shtetit ka gjetur kohën të paraqitet personalisht me të gjithë stafin e tij në zyrën e sekretarisë të SPAK, për të dorëzuar një kallëzim penal ndaj meje dhe stafit tim. Në respekt të Kushtetutës dhe pozicionit tim zyrtar me Presidentin, reagimi im do jetë institucional kundrejt akteve të tij. E siguroj se jam gati t’i përgjigjem jo vetëm SPAK-ut ligjërisht po dhe atij vetë publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë.
Pavarësisht absurditetit të kësaj historie, mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi të cilën ai u lodh aq shumë duke e luftuar dhe përbaltur atë dhe cilindo që punon me të, shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
Shpresoj që të pranojë punën e tyre edhe ditën kur drejtësia e re dhe SPAK të filloj të godasë në shenjat e njohura botërisht si njolla të Shqipërisë, politikanë dhe zyrtarë të lartë të njohur për korrupsionin dhe krimet e tyre në këtë vend. Koha që drejtësia të veprojë!



3 Comments

  1. Etilda ti I ke shkrehur paq institucionet e reja dhe te vjetra te drejtesise. Duhet te ta falin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *