• |
ide | kryesore

Meta sqaron 8 hapat e grushtit të shtetit: Më 2 mars shqiptarët e bashkuar kundër puçistëve të zbuluar!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shpjegon në një postim në “Facebook” hapat e grushtit të shtetit.

Kreu i Shtetit jep tetë hapa, që sipas tij, faktojnë grushtin e shtetit nga mazhoranca qeverisëse. Meta thekson se grushti i shtetit nis që me vjedhjen e zgjedhjeve të 2017-ës, me dosjet 184 të Dibrës dhe 339 të Shijakut, e deri te miratimi anti-kushtetues i ligjit të betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pa pritur Komisionin e Venecias.

Ndërkohë, Ilir Meta thekson se hapi final “është shkarkimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, me porosi të UDB-së, për të zgjedhur një President me “Etikë” që të lobojë dhe të firmosë për ndarjen e Kosovës dhe për çdo projekt tjetër anti-kombëtar”.

Lidhur me këtë, Kreu i Shtetit përsërit thirrjen për shqiptarët, që më 2 mars të bashkohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër grushtit të shtetit dhe mbrojtjes, jo vetëm të integritetit të Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetutës, por të vetë shtetit shqiptar.

Mesazhi i plotë i Metës:

HAPAT E GRUSHTIT TË SHTETIT

Hapi i parë
Vjedhja e zgjedhjeve të 2017-ës, duke përdorur çunat problematikë, sipas dosjeve 184 të Dibrës dhe 339 të Shijakut, që lëvizin si top ping-pongu nga një zyrë e prokurorisë në tjetrën.
Përdorimi i Policisë së Shtetit në manipulimin e zgjedhjeve, siç rezulton në këto dosje, e frymëzuar edhe nga thirrja publike e Kryeministrit Edi Rama ndaj çdo polici për të bërë fushatë për Partinë Socialiste.

Hapi i dytë
Kapja në mënyrë anti-kushtetuese e Prokurorisë me 69 vota (nga 84 vota të sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë, të miratuar me unanimitet me 140 vota), dhe bashkë me të edhe hetimin për të siguruar pandëshkueshmërinë totale të tyre, për të mbyllur çdo çështje penale që rëndon mbi ta dhe bashkëpunëtorët e tyre, për ta përdorur si mjet shantazhi ndaj kundërshtarëve politikë.

Hapi i tretë
Provokuan braktisjen e Parlamentit nga opozita dhe vrapuan për të zëvendësuar 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të opozitës, në mënyrë anti-kushtetuese e të paligjshme, vetëm me një akt administrativ. Edhe sot pas një viti, Parlamenti është në gjendje të rëndë anti-kushtetuese (122 deputetë me letra nga 140 që kërkon Kushtetuta).

Hapi i katërt
Përmes Parlamentit monist miratuan Rezolutë kundër dekreteve të Presidentit të Republikës për zgjedhjet e 30 qershorit. Organizata rilindase e partisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve arriti deri aty sa rrëzoi edhe dekretet e Presidentit duke dhunuar haptas Kushtetutën.

Mosbotimi i dekretit të Presidentit për 13 tetorin në Fletoren Zyrtare në kundërshtim me ligjin.
Organizuan zgjedhje të paligjshme njëpartiake, kapën 100% pushtetin lokal dhe të 61 Bashkitë u bënë moniste, bashkë me Këshillat e tyre.

Hapi i pestë
Miratuan KÇK për të asgjësuar totalisht drejtësinë e për ta futur plotësisht në thundrën e qeverisë dhe të policisë, për të mbyllur çdo mundësi për ndëshkimin e kriminalizimit dhe korrupsionit të Rilindjes, si dhe për të përgjuar në mënyrë mafioze e të paligjshme këdo që i denoncon dhe thotë të vërtetat për ta.

Hapi i gjashtë
Për të kapur përfundimisht median dhe AMA-n, miratuan ligjin e ashtuquajtur “Anti-shpifje”, megjithëse Këshilli i Europës ishte totalisht kundër, aq sa u detyrua që po vetë ta çojë në Komisionin e Venecias.

Hapi i shtatë
Tentativa për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet falsifikimeve, mashtrimeve dhe shkeljes së Kushtetutës e ligjit nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani, nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe nga Kuvendi i Shqipërisë, duke bërë pjesë të grushtit të shtetit të gjithë institucionet e kapura totalisht nga qeveria. Ky hap kishte për qëllim asgjësimin përfundimtar, jo vetëm të pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, por edhe të çdo mundësie për llogaridhënie në Republikën e Shqipërisë, duke vënë në pikëpyetje edhe sovranitetin dhe integritetin e vendit.

Hapi i fundit
Miratimi anti-kushtetues i ligjit të betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese (pa pritur Komisionin e Venecias që e kërkuan vetë), për të futur si anëtarë të saj Dvoranët, Artat dhe Etildat e Rilindjes.
Më pas u ka mbetur edhe hapi final: shkarkimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, me porosi të UDB-së, për të zgjedhur një President me “Etikë” që të lobojë dhe të firmosë për ndarjen e Kosovës dhe për çdo projekt tjetër anti-kombëtar.
Por shqiptarët kanë 100 vjet që janë ndarë nga Esat Pashë Tradhëtari.

Të dashur qytetarë,

Ju ftoj të gjithëve në 2 mars, në ora 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër grushtit të shtetit dhe mbrojtjes, jo vetëm të integritetit të Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetutës, por të vetë shtetit tonë, kombit dhe interesit kombëtar.
Shqiptarët e bashkuar kundër puçistëve të zbuluar!

#PërKushtetutën #PërShqipërinë #PërKombin ??



18 Comments

  1. Anjera nga ato qe ke rreshtuar me siper,nuk jane me te renda se vendosja ne Presidence e nje individi qe nuk dha kurre shpjegime per 7%-shin.

  2. Hajdutet socialist denoncoji me laps e me fletore O Like, s’ka nevijoje me bertit hajduti hajduti, HAJDUTI O SOCIALIST!

  3. ME DEMEK, O Z. KOQE PRESIDENT. I BIE QE TY TE PASKA BER PRESIDENT UDB-ja. DHE TI E PRANOVE ME DESHIRE. NA E SQARO PAK O LIKE.

  4. Karrlliqe nga nje hajdut dhe mashtrues.
    Pse nga nje zhgarravine e jotja ore qelbesire varet fati I Kosoves?
    Ok ore mut.

  5. Jam i sigurt se 99% e politikanve ne shqiperi jan me e pakta, te korruptuar.
    Po politikani i vetem qe eshte kapur me presh ne duar jo vetem qe na u be president. Po na ben moral, dhe mesime drejtesie.

  6. banda e sufllaqeve qenka hedhur ne sulm te papare tek cdo lajm me presidentin Meta. Dhe nuk kundershtojne ato qe paraqet Meta sepse nuk kane asnje argument. Vetem shajne presidentin qe zgjodhen vete dhe qe kryemuti i tyre Rama vete e permendi tekstualisht ne zgjedhje se eshte i paster nga sistemi i drejtesise shqiptare

    1. ca argumentash ka Meta o loqe. boll lexuat karlliqe, nqs jeni injorant ne ligje mos hani mut kot se jeni ber thjesht vegla te ndyra te ketyre copa hajdutesh e horra politikan. ca ka te drejt Meta ti qe njef ligjet e qe merresh me propagand alla Like-Luli. A e degjon ca po thot apo jo. grusht shteti ngaqe antaret e gykates nuk do betohen me vetem para presidentit. po pse ky eshte grusht shteti? ky tall karin me shqiptaret dhe ne na duhet me duru nje cop loqe, nje cop hajduti anadollak qe nuk njef asnje ligj elementar e jo me te resektoj gjykata e kushtetut ky qe gjithmon i ka bler per te mbuluar mutin me shurre. o jeni idiota o mungesa e shpreses u ka ber idjota. keta me keto veprime vetem sa i kan zgjat pushtetin rames. me gjith ato skandale edhe opozita me e lodhur ne bot do e kishte rrezu po kur ke pozit like floririn, mona cizmen, dulen e idrizin, dakun e takun, dashin e demin, normale qe ske minimumin e besueshmeris ne publik e popull.

  7. Uroj me gjith zemër që njerzit të dalin në mbrojtje te kushtetutës, por shikoni shkopinjtë në rrota që po fusin te kuqtë “Erdhi virusi, erdhi virusi”, arsye ideale për t’i mbyllur njerzit në shtëpi.

    Këta edhe sikur të mos kishte virus, do shkonin vetë t’a përhapnin, vetem e vetëm qe te prishin çdo gje qe i del kundër, të të tillë niveli janë. Këta janë njerëz pa din e pa iman, njerëz pa Zot, qe kontrollojn një popull të tër, që as kanë idenë se çfarë bëhet.

    Ja ku te çon edhe nënvleftesimi qe i bënë këtyre njerëzve, politikanet e korruptuar tanet. Njëherë erdhi tërmeti, tani virusi. Ka raste që të tilla gjëra edhe orkestrohen.

    Kurrë mos i besoni këtyre lloj qeveritareve.

      1. Sa poshtë që keni rënë, as përgjigje me argumenta nuk dini të jepni. Mos harro te marrësh pagesën nga punëdhënësit e kuq.
        Çdo gjë ka kohën e vendin e vet.

        1. edhe pagesen do ta marr. ku ka pages me te madhe sesa te denigrsh nje hajdut qe ben si president dhe si dashor i drejtesis kur vet kur u kap me presh ne dore, shkoi dhe i bleu gjykatat. ti mos harro te dalesh me 2 mars. kushedi ca ndodh, ca spret nga like profeti. mbase ne 2 mars ben Lanen uj te pishem.

          1. E di që është kapur me presh në dore, po puna është pse nuk ja ngritet ju te kuqte atëherë kur u kap, (kam ndërmend këtu ndër të tjera çështjen Dritan Prifti, qe u prefte ne paqe), por u kujtuat tani që ju doli kundër?! Nëse Meta është i korruptuar 1 here, juve jeni 1000 here.

            Dhe sa për 2 Marsin dua që të gjithë të dalin në shesh, por e di që do e sabotoni, … erdhi virusi, apo jo, tamam në kohë, për t’i mbyllur njerzit nëpër shtëpia.

            Une di edhe me tepër se kujt kategorie njerëzish ju i përkisni, por ajo gje në një vend tjetër dhe kohë tjetër. E di edhe që sëra juaj të vret naten dhe të q-ajne ditën, po nejse. Ka kohe, ka kohë për të gjitha.

            Kurse sa për popullin ne gjume, t’a dinë se dikur e kishin të mirën në derë dhe i ranë me shkelm. Por si qysh tek, edhe kjo do thuhet në kohën e duhur.

            (Dhe sa për dijeni te shefave të tu, une nuk jam një njeri pa mbrojtje që të mund të më bëjë të keqen njeri, dhe e di qe monitorohem, por kam atë mbrojtje që sigurimsat e tu as nuk e çojne ndër mënd).

  8. Cfare shteti leshi per zotin. Presidenti artikulon prej javesh akuza per grusht shteti, madje edhe kallzon penalisht porse asgje tjeter nuk ndodh. As prokuroria apo pordhicia nuk duket te kete interes. Psh., thuhet se me shpejtesi rrufe, policia po gjirmon te arrestoje ate qe paska folur keq per koronavirus???? Gjynaf por ske ci ben. Ajo nje fjale tha dhe i jane turrur si zagaret per ta zene. Presidenti thote gjera me te renda porse….. Vaj medet

    1. Sabri… Shkullaku ka gazet serioze. Jo hale qe te pjerdhesh ti. Ca thu mor burr, lexoje dhe njeher se ca ke shkruar se mbase kthjellohesh.

    2. e vertet tragjikomike. nje fjal ta njera dhe dun me e arrestu. ku copa karit qe kujon se eshte mbret, thot karlliqe e ben akuza aq te renda sa o ky eshte cop psikopati halucinant e duhet shkarku, ose keta pucistet e grushtit te shtetit duhen denuar te gjith me burgim te perjetshem. politik tallava me copa horrash e hajdutash ordiner e mashtrus. RROFT REPUBLIKA E RE E LIKE FLORIRIT, QE DHENT NGA DITET E VETA ATYRE ME KORONAVIRUS ISHALLA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *