• |
ide | kryesore

OFL i kërkon deklarimin e pasurisë dy ‘kokave’ të krimit të organizuar në Tiranë

Lajme, Të fundit



Operacioni “Forca e Ligjit” i ka kërkuar sot dy personazheve të tjerë të botës së krimit të deklarojnë pasuritë brenda 48 orëve.

Njoftimi i OFL:

Vijon Operacioni Forca e Ligjit.

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

L. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” e kryer në bashkëpunim;

A. B., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.



7 Comments

  1. E shikoni se cfare niveli kane idiotet qe ju ndjekin?
    Ky me siper medon se policja ka vene syzet, fle me ato dhe bene 100 foto ne dite.
    O manall eshte e njejta foto nje muaj me pare.

  2. OFL e karit

    show si perhere

    nderkohe tjeteri var veten ne burg sepse e mbajne brenda per 12 mije lek te vjetra

    jeni vrases , heret a vone do ta pesoni dhe ju o vemjet rilindase

  3. Ne burgs te gjithe qe vjedhin,vetem salihu dhe lulushi nuk denohen per vjedhje,400 milion euro per cez,dhe 250 milion per lulushin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *