• |
ide | kryesore

Padia e Metës në SPAK/ Zbulohen emrat e tjerë që denoncoi presidenti

-Instant, Të fundit



Ilir Meta nuk ka paditur sot në SPAK vetëm ministren e drejtësië Etilda Gjonaj, të akuzuar se ka urdhëruar në mënyrë të paligjshme botimin n fletoren zyrtare të një kandidatjeje të Gjykatës Kushtetuese (Arta Vorpsi) që nuk ishte zgjedhur nga presidenti. Bashkë me anataren e qverisë ai ka paditur edhe sekretarin e përgjithësh të kësaj ministrie, Gentian Deva i cila ka firmosur shkresën urdhëruese drejtuar qëndrës së botimeve zyrtare, por njëkohësisht edhe drejtoreshën e kësaj qendre Etleva Haxhia.

Të tre akuzohen se kanë botuar në Fletoren Zyrtare, – me qëllimin për ti shërbyer rilindjes në kapjen e Gjykatës Kushtetuese- një dokument që ligji nuk e lejon të publikohet aty dhe për të cilin ministria e drejtësisë nuk ka tagër të urdhërojë botimin pasi nuk është ajo institucioni që e ka prodhur dokumentin.

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *