• |
ide | kryesore

Padia e Metës/ Për çfarë akuzohen Etilda Gjonaj dhe dy vartësit e saj

Kryesore



Ilir Meta nuk ka paditur sot në SPAK vetëm ministren e drejtësië Etilda Gjonaj, të akuzuar se ka urdhëruar në mënyrë të paligjshme botimin në fletoren zyrtare të një kandidatjeje të Gjykatës Kushtetuese (Arta Vorpsi) që nuk ishte zgjedhur nga presidenti. Bashkë me anataren e qverisë ai ka paditur edhe sekretarin e përgjithëshëm të kësaj ministrie, Gentian Deva, i cila ka firmosur shkresën urdhëruese drejtuar Qendrës së Botimeve Zyrtare, por njëkohësisht edhe drejtoreshën e kësaj qendre Etleva Haxhia.
Të tre akuzohen se kanë botuar në Fletoren Zyrtare, – me qëllimin për ti shërbyer rilindjes në kapjen e Gjykatës Kushtetuese- një dokument që ligji nuk e lejon të publikohet aty dhe për të cilin ministria e drejtësisë nuk ka tagër të urdhërojë botimin, pasi nuk është ajo institucioni që e ka prodhur dokumentin. Akuzat e pretenduara në padi janë: “shpërdorim detyre”, “ushtrim i ndikimit të paligjshëm” dhe “falsikim”.

Ato lidhen me konfliktin e fillim nëntorit të shkuar, kur shumica qeverisësë u mundua ti rrëmbejë kreut të shtetit, emërimin e një anëtari të Gjykatës kushtetuese. Palët u ngërthyen në një konfikt ligjor, nëse aty duhet të shkonte Marsida Xhaferllari (sipas Metës) apo gjykatsja e betuar në Lanë, Arta Vorpsi (sipas socialistëve).

Lexo më tej:
Andi Bushati: Reforma në drejtësi, kjo gërmadhë që na e shesin si histori suksesi

Për të realizuar qëllimin e saj, PS vuri në veprim Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvoranin, Parlamentin dhe ministrinë e drejtësisë. Qëllimi i gjithë këtij zinxhiri qe që të dëshmonte se presidenti e kishte humbur të drejtën e përcaktimit të një kandidati (afatin 30 ditor) dhe kështu në kushtetuese katapultohej direct, Arta Vorpsi. Me këtë lëvizje arriheshin dy objektiva. Edhe Vorpsi quhej e zgjedhur, nëse emri i saj dilte në fletoren zyrtare edhe parlamentit i jepej mundësia të çonte në gjykatën kushtetuese dy gra të tjera, Fiona Papajorgjin dhe Elsa Toskën.
Pikërisht lidhur me manipulimin e botimit në fletoren zyrtare është vënë sot nën akuzë Etilda Gjonaj.

Sipas padisë së Presidencës, duke shpërdoruar detyrën, ministrja Gjonaj ka “shfrytëzuar pozitën e të paturit në varësi të Qendrës së Botimeve Zyrtare për të përcjellë dhe urdhëruar përmes akteve të falsifikuara, botimin e një akti të cilin mirë e dinte se nuk botohej sipas ligjit në fuqi dhe që ishte publikuar që në datën 22 shtator 2019 në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi”.

Në një rakordim të plotë mes tyre për të arritur tek rrëmbimi i një gjyqtari të kushtetueses, Gramoz Ruçi i këkoi informacion Ardian Dvoranit se si zgjidhej kjo çështje. Në 8 nëntor 2019, kryetari i KED-së, Ardian Dvorani, I ktheu përgjigje se duke qenë se presidenti Ilir Meta nuk ka shfrytëzuar afatin 30-ditor për përzgjedhjen e një prej kandidatëve të listës dërguar nga KED, kandidatja Arta Vorpsi konsiderohet e shpallur anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Brenda së njëjtës ditë, Sekretari I përgjithshëm I Ministrisë së drejtësisë, Gentian Deva, që sipas presidencës dyshohet të jetë urdhëruar nga ministrja duke dalë në punë ditën e shtunë urdhëron me një shkresë Qendrën e botimeve zyrtare (QBZ) ta botojë atë në Fletoren zyrtare. “Me veprimet dhe mosveprimet e tij zoti Gentian Deva me detyrë Sekretar i Përgjithshëm, ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë. Publikimi në Fletoren Zyrtare, i një akti të tillë, i cili ligjërisht nuk është i botueshëm, ka sjellë ndërkohë dhe dëmtim të interesave shtetërorë në disa dimensione” thuhet në padi.

Presidenca gjithashtu kallëzoi edhe drejtoreshën e Qendrës së Botimeve Zyrtare, Etleva Haxhia, e cila ka pranuar vetë se ka botuar një akt të pabotueshëm, me kërkesën eksplicite të Ministrisë së Drejtësisë. Në padi thuhet se Prokuroria duhet të zbardhë nëse zonja Haxhia ka komunikuar me Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë, Ministren e Drejtësisë, apo ndonjë funksionar të lartë publik dhe nëse e kanë detyruar atë të dalë në punë ditën e shtunë, ditë pushimi zyrtar.

Manipulimi/ Meta zbardh emrat e pjestarëve të tjerë të grushtit të shtetit

Pikërisht këtu është pika ku të tre personazhet dyshohet se janë në shkelje të ligjit shqiptar. Një, për arsye se sipas ligjit ky nuk është një akt që parashikohet të botohet aty dhe dy se po sipas ligjit, askush nuk mund të urdhërojë botimin e një akti që është prodhuar nga një institucion tjetër.
Por, këto nuk janë dy shkeljet e vetme të ministrisë së drejtuar nga Etilda Gjonaj.
Hapja e letarave të korresopndencës ka dëshmuar edhe fallcifikim. Sepse ministria e drejtësisë e ka çuar urdhrin për botim, përpara se kuvendi ti kërkonte këtë me shkresën që do të bëhej më pas, vetëm për të mbuluar gjurmët. Dhe ky është mëkati i trëtë i saj.

©Lapsi.al



16 Comments

  1. Jemi ne nje situate politike,ku mund te thuash me plot gojen se eshte nje moment historik,ku perballen dy persona te perfolur prej vitesh,Kryeminstri Rama me Presidentin Meta.Shohim Edvin D’Ramen qe eshte gati te shesi gjithshka,edhe Shqiperine,per pushttet dhe pasuri,dhe metamorfozen e Ilir Metes pozitiv,patriot dhe Burre Shteti,qe nuk pranon te cenohet Kushtetuta.E Merkura e zezë 16 Shtator 1992,ka te beje me krizen ne sistemin monetar europian(EMS).Ajo u nxit nga spekulimet kundërsterlines angleze (dhe ne masë më te vogel kundër lirës italiane), per nje mbivleresim jo real.Nderhyrja e Bankes Agleze neperpjekje per te mbrojtur renien e sterlines nuk arriti rezultat pozitiv.Humbjet e Anglise llogariten ne afro 4 miliard sterlina(perflitej 13-27 miliard).Pas kesaj Anglia u detyrua te shvleresoi sterlinen dhe te largohej nga sistemi monetare europian (EMS)per shkak te mos mbajtjes te kursit te qendrushem ±6 % ne raport me marken gjermane.Per Kryeministrin John Major ishte nje humbje e madhe,ndersa per spekullantin George Soros miliarda miliarda perfitime.Kjo krize monetare u perceptua ne Anglisi poshterim kombetare,per shkak te imponimit te rregullave te institucioneve europiane.Ishte pikerisht ky shkaku kryesore,ngaku e ka burimini fryma antieruropiane ne Angli.Shkaktare i krizes monetare me pasoje te frymes antieuropiane ne Angli,eshte flamurtari i “shoqerise se lire”,”filantropi” George Soros(person privat) qe”te dhuron”1% te asaj qe te ka vjedhur,personi qe meane te Edvin D’Rames kerkon te kapi Gjykaten Kushtetuese,per të kapur Shtetin shqiptare!E njejta gjë si ne Angli,ndodhi edhe ne krizen finaciare aziatike 1997,ku miliona njerez te thjeshte u shkatrruan ekonomikisht,ndersa spekullanti George Soros perfitoi
    perseri miliarda ashtu si ne Angli,me “politiken” e mbivlersimit dhe shfleftesimit duke shkatrruar monedhat vendase.Qe nga kjo koh,George Soros eshte person i padeshirueshem ne shume vende Aziatike.Ky i padeshirueshem ne Angli dhe Azi,me nuhatje te holle prej spekullanti,i drejtoi syte ne Shtetet postkomuniste me ekonomi te rrenuara,per tu bere vendimtarë ne ndrrimin e Qeverive(edhe ne Shqiperi) por edhe shkaktare i luftes civile ne Ukraine.Dhe ky person qe ka zhytur ne varferi me”biznesin” e tij miliona njerez duke blere dhe shitur Leke,do te demokratizoje Shqiperine!Marrja e pushttetit nga PS dhe Bashkise se Tiranes,ka pasur mbeshtjen e madhe financiare te Sorros,plus nxitjen e dhunes me 21 Janare.Kjo eshte edhe shkaku,se perse Rama eshte
    pro versionit zyrtare te Qeverise Berisha per vrasjen e 4 personave.Levizja”Mjaft”eshte investuar me miliona Euro(pjesa më e madhe ka perfunduar ne xhepat e Erion Velias)nga Sorros,llogaritur qe më pas te katapultonte ne politike,ne partite e majta.Ne Gjeorgji quhej gjithashtu”Mjaft”(Kmara)organizata qe investohej nga Sorros.Te gjitha makinacionet mafioze Rama dhe Veliaj i kan mesur nga Sorros dhe keshilltaret e tij.Sorros i ka mesuar edhe se te qënit shkerdhate,eshte baraz me sukses.Kllonimin e shkerdhatizmit tek shqiptaret,Rama e ka si qellim final,dhe kete e pothuaj e ka arritur me militantet e”rilindjes”,me moton,“rilindasi”i vertete eshte supershkerdhate”.Ndersa besa,nderi,mbajtja e premtimit jan vlera te njerzeve primitive.Çfar perfiton
    Edvin D’Rama me kapjen e Gjykates Kushtetuese dhe dhenien peng te Shqiperise tek nje miliarder,nje person me moral tedyshimte por më i fuqishem se nje President ,qe ka gjunjezuar Shtete te fuqishme?Perfitime financiare dhe garancine per paprekshmerine e milionave dhe personit te tij nga pushttetaret e ardhshem,nese do te guxojn ti kontrollojn Bankat ku ai qarkullon milionat e tij.

    1. Sorosi konvertoi 10 miliarde sterlina ne Marka me premtimin qe do t’i rikonvertonte ne nje moment te dyte. Nga kjo levizje masive, dhe per shkak se sterlina ishte realisht e dobet por mbahej me oksigjen nga Banka Qendrore (per shkak te ERM) qe ne kete moment nuk arriti t’ja jap oksigjenin ne kohe, ai arriti t’i blinte me lire sesa i shiti dhe te fitonte 1 miliarde dollare. Ku eshte problemi ketu? Sorosi eshte spekulant monetar, vuri bast kunder sterlines dhe fitoi, duke u bere me i suksesshmi ne nje loje qe e kishin provuar shume perpara tij. Ai as nuk korruptoi dhe as nuk bashkepunoi me politikanet. Persa kohe ka bankiere budallenj, Sorosi nuk ka nevoje per politikane per te bere para. Politikanet i duhen per gje tjeter. E kemi gabim nese gjykojme se Sorosi ka interesa ekonomike kur ben nderhyrje politike ne vendet e tjera. Duhet te kemi te qarte qe ai influencen politike e do per se, sepse i beson realisht ato ide te fandaksuara qe promovon, por ngaqe jane te fandaksura dhe shume larg vizionit te njerezve te thjeshte i duhen politikane qe i marrin udhezimet nga prapaskena dhe i trafikojne idete e tij ne nje menyre paksa me te tretshme. Soros ne kete kuptim eshte idealist. Nese e quajme veten konservatore duhet t’i qendrojme perballe dhe ta kundershtojme politikisht per idete dhe mjetet qe perdor (por sidomos per idete) dhe jo me fantazite se do te privatizoje Shqiperine. Per shembull duhet te themi qe Sorosi e do Ramen sepse projekti i tij i shoqerise se hapur kerkon qe Shqiperia te mbushet me Afrikane. Apo qe do ta kapi drejtesine me qellim qe te legalizoj martesat gay, axhendat e transvestiteve, jo-binareve, apo ku di une cfarelloj tjeter perversiteti qe sillet ne orbiten Sorosiane. Me beri pershtypje Elisabeth Warrens qe propozoi ndryshimin falas te seksit per te burgusorit. Kujt i shkon mendja tek kjo? Sa vota mund te fitosh me kete? Kjo i shkon ne mendje vetem atij qe paguan, pra Sorosit, dhe Sorosi vete nuk ka asnje perfitim nga transet e burgjeve pervecse te shohe vizionin e tij per boten te imponuar me forcen e parave tek 90%-shi normal i njerezeve. Per mendimin tim nese do bejme lufte kunder Sorosit duhet te luftojme arsyet e verteta pse ai e kerkon ndikimin politik tek Rama apo tek kushdo. Me vjen keq por kete nuk po e ben dot Meta, apo Goxhaj qe nuk dine shume nga produktet e laboratoreve te inxhinierimit social qe Soros ka ngritur ne universitetet dhe Think-Tanket me te mira ne bote. Mund te mesojne nga te tjeret, sepse tashme lufta e te djathteve kunder Sorosit eshte trend qe po ecen mire. Gjithsesi, qofsha i gabuar, por lufta kunder Sorosit ne keto 28 mije kilometra me duket e sforcuar. Ka gjera qe zene me shume vend, te pakten per momentin.

      1. Neri,
        Ali Pashe Tepelena vendosi qe dita e Pazarit ne Janine,te behej te Shtunen(dite feste per hebrenjt) dhe jo te Dielen si kudo.Kjo per t’mos i dhene mundesi fajdexhinjve(spekullanteve)
        hebrenj te perfitonin me “biznesin” e tyre.Pra.fajdetxhinjt jan pare si njerez pa moral,dhe kjo
        eshte nje nga shkaqet qe hebrenjt urrehen. Kjo sepse shihet si pune pa djerse,jo Leke me
        prodhim.Matrapaz(tregtare jo i ndershem)eshte sharje tek ne.Te fitosh ne nje Jave 1 miliard Dollare,qe nuk eshte ne gjendje ti fitoje Fabrika më madhe e makinave ne Bote,ka diçka qe
        nuk shkon,ka pisllek mbrenda.Ku eshte problemi ketu thua ti?E para nuk ishte bast,por strategji
        politike edhe kunder monedhave te fuqishme Gjermane dhe franceze.Spekullantet e
        bursave jan vrojtues politikash dhe te lidhur me politiken,nga ku edhe marrin te dhenat
        financiare per ekonomite labile.E dyta,shaktrrimi i ekonomive Europiane ka qene kalkuar
        politikisht,qe t’mos arrihej ne nje monedhe te perbashket,nga ku do te dilnin te humbur
        spekullantet amerikane,sepse Dollari do te humbte fuqine dominuese ne Bote.Por Gjermanet
        kan super ekonomi,jan te pamposhtur.Nese Sorros nuk do te ishte shtetas amerikan,nuk do arrinte ate qe arriti.Besoj se nuk eshte ne rregull nese themi per gangsterat apo politikanet
        ne Shqiperi qe perfitojn ne menyre te pandershme,i lumt qe perfitojn perderisa ka budallenj.
        Fitimin i bazuar ne shaktrrimin e ekonomive te Shteteve me pasoje varferimin e milionave
        njerzeve,besoj se ta heq te drejten te quhesh filantrop.Mos i merr tjetrit ate qe ka,mjafton.
        Lufta kunder Sorrosit nuk eshte qellim më vete,sepse kunder tij jan te humbur Shtete te
        medha apo Presidenti amerikan,por ne duhet ti presim duart politikaneve shqiptare
        qe pranojn nderhyrjet e tij,dhe kjo eshte e mundur.Eshte e papranueshme prishja e ekuilibrit
        politik ne Shqiperi(edhe ne vende te tjera) nga nje person privat,eshte papranueshme qe
        antare te fondacionit Sorros te jene vendimtare ne politiken tone,ndryshe humb kuptimin
        fjala DEMOKRACI.Konstitucionalistet qe hartuan draftin e pare te Reformes ne Drejtesi,
        jan sponsorizuar nga Sorros,ku Kryeministri Edvin D’Rama ishte ne te njejten linjë.Kjo
        eshte e papranueshme per nje Shtet te pavarur.Tung

  2. O budall qe te rri mendja 24 ore tek sufllaqja qe nuk e kape dot, ka dhe njerez qe shkruajne nga vende me sistem tjeter orar.

        1. JA SHIKOJENI SAPO E PRANOI ANETARESINE NE PS. KUJDES SE DO TE DUHET TE BESH AUTOKRITIKE TE SHENDOSHE DHE TI LESH NJE XHIRO PER QIRJE KOLEKTIVE ROBT E TU SHOKEVE TE BIROSE QE TE SHLYESH FAJIN QE DEKONSPIROVE SHOKET ILEGALE NE USHTRIMIN E DETYRES SUBLIME PER DEMASKIMIN E IMPERIALISTEVE DHE REVIZIONISTEVE!
          PO SI NUK NDRYSHUAT NJEHERE O KERMA MAVI ZOMBI DO NGLENI GJITHE JETEN!

  3. Ja me ne fund me bere ta pranoj te verteten qe me mundon prej vitesh. Antaresimin ne PS ( Pidhin e Sateme)

  4. Salihu koka e koronavirusit kinez ka leshuar te gjithe lakuriqet e shpellkaret neper rruget e tirones per te perhapur virusin por shqiparet nuk pjerdhin per ju e per salihun,ju vazhdoni hani mutin e salihut,kenaquni

  5. Ambasadore Yuri KIM !
    Ju nuk e dini se cfare po heqim ne nga tradhetia e administrates qe ke ne ambasaden tende sorosiane
    Ju nuk e dini se c,po heqim ne nga korrupsioni i perfaqesueses se BE- Vllahutin e sot Soreka.
    Ju nuk e dini se c,po heqim ne nga barku plot i Bochart.
    Ju nuk e dini se c,po heq Kosova e populli i Shqiperise nga tradhetia MOGERINI RAMA VUCIC.
    Ju nuk e dini se si talleshin me forcen zbuluese te Amerikes, pasi radaret fikeshin kur na vinin anijet luksoze ne ishullin e Sazanit me prostituta klasi, nuk dini sa tonetala arme,droge e prostituta jane nisur e kane ardhur nga brigjet shqipetare.
    Ju nuk e dini se pse emeruan pikerisht ambasadorin italian Kutilo, pse kupola rilndje filloi te komunikonte me radio marrese (cel) te blera ne Rusi,as per paisjet Kecher te ardhur te mbeshtetur nga nje sekt ne Izdrael me mafian.Ju nuk e dini se qe ne ditet e para te ardhjes ne pushtet te rilindjesmortaje u grabit Banka e Shtetit. Ju nuk e dinii se se ne cdo celize te reformes ne drejtesi jane importuar njerezit e mafies rilindje,ju nuk e dini se ketu kane ardh per te pushuar pjestare te Isis, kreu i droges Kolumbiane ,Komorra e Ndrageta .Ju nuk dini se kane futur njerezit e tyre te Guarda di Financa.Nuk mjaftojne disa dite per te thene te vertetat e tragjedise se ketij populli sidomos tash shtate vjet.Ky popull po vun per cdo gje,po skllaverohet deri ne palce, pasurite e tij i jane dhene palevve te treta serbo sllave komuniste.Ne vendin tone, ne token e trasheguar me gjak e sakrifica nga te paret tane ne s,kemi me asgje.Boll me leksione demokracie ne nje vend ku sundojne nje grusht horash e horesh. Kerkojme demokraci te drejtperdrejte.
    Andaj po te them: Mos nderhyni ne kete rast mjaft me me rregulla e leksione demokracie ne nje vend e per nje popull qe s,pati kurre demokraci. Hesht e monitoro se si nje popull ne kulminn e deshperimit te tij ,ne planin mafioz sorosian sllav te shpopulimit do te kerkoje ti dal zot fatit te tij mjeran! HESHTNI JU DHE GJITH KOMUNITETI NDERKOMBTAR SE KORRUPSIONI I RRADHEVE TUAJA E MBROJTJA JUAJ ME MEKANIZMA DEMOKRACIE MBAJTI ME FRYME KETE KLIKE GJAKATARE! NE DO JEMI NE SHESH PER DEMOKRACINE QE SE PATEM KURRE ! HESHTNI DHE DILNI KESHTU ZOT NJE POPULLI TE NEPERKEMBUR NGA KJO FARE E ZEZE !
    NUK DEGJOJME ME ASKEND QE NA JEP LEKSIONE DEMOKRACIE. KETE PO TA THOTE NJE NENE QE NJEH PER PRIJES ZOTIN QE BESON NE TE VERTETEN DHE QE KA MBAJTUR NE KURRIZ MBI 50 VJET PADREJTESINE E HAPUR E TE FSHEHTE TE KESAJ KLIKE GJAKATARE.DEMOKRACI TE DREJTPERDREJTE! DEGJO ZERIN E POPULLIT TIM GRUA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *