• |
ide | kryesore

Pas kallëzimit, Presidenca sulmon Etilda Gjonajn: Edhe falsifikatore edhe krenare! Ti qofsh moj çupë!

Arkiva, Lajme, Të fundit

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha sot, pas kallëzimit të kreut të shtetit në SPAK, se reagimi i saj do të jetë institucional, duke paralajmëruar se është e gatshme të përballet edhe publikisht me kreun e shtetit.

Me një shënim në Facebook, Blushi shkruan: “Edhe falsifikatore edhe krenare! Ti qofsh moj çupë!”


Presidenti Meta depozitoi sot personalisht në SPAK padinë ndaj ministres së Drejtësisë, ndërsa vetëm pak ditë më parë, përmes një konference për mediat, i kërkoi asaj të jepte dorëheqjen, me akuzën se ka falsifikuar protokollin e shtetit.

6 Comments

  1. Po kjo dihet qe eshte falcifikatore krenare. A nuk ju kujtohet sesi falsifikoi faturat e hoteleve 1 mije euro nata dhe pa pike turpi vazhdon rri ne ate post dhe shet dengla? Duhet ta bejme te vizitoje me shume se nje kosh plehrash qe t’i dali efekti i shteterve me pupla qe i ngrohu me leket tona. Per mos folur per turpin e turpeve: Nazer Seitin.

    1. Ti shoku rezulton qe gjallerohesh te pakten sa here ka akuze per kete zonjen, qe para se te behej ministre e njihte vetem shpia e vet, ndersa tani e njohin recepsionet e hoteleve me te mira ne Europe dhe jo vetem. Duhet ta kete nje arsye per kete. Une jam komplet e kunderta ne kete aspekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu