• |
ide | kryesore

Tek Kukësi ka një cështje: Duro duhet ta zgjidhë para se të jetë vonë

Sport



Në 6 minuta Kukësit i shpëtoi nga duart ndeshja me Tiranën dhe kreu i klasifikimit, duke marrë humbjen e parë pas 12 ndeshjesh. Dalja me karton të kuq e Olsi Teqjas ka shfaqur gjithë limitet e skuadrës së Shpëtim Duros që tani duhet të ndryshojë dicka në mënyrën e të sjellurit të skuadrës së tij në fushë, me individualitetet e theksuara që po dëmtojnë aspektin teknik të skuadrës në fushë. I takon tani Duros të gjejë shkakun e të rikthejë menjëherë të tijtë në tre fitoret që kërkon presidenti Gjici.

Mund të jenë edhe thjesht episode të pafat: goli i Bathës u shënua nga goditja e dënimit menjëherë sapo Blutë mbetën në inferioritet numerik, duke tronditur bindjen për të marrë rezultatin, ndërsa i dyti ishte zgjidhja e një situatë zone, ku Kukësi duhet të ishte më i shumtë në numër, e i vendosur ndryshe, duke parë si erdhën gjërat. Cështja është se brishtësinë veri-lindorët e kishin shfaqur edhe më parë, si në rastin e Luftëtarit që nëse nuk doli fitues në Gjirokastër ndodhi vetëm sepse iu anullua një gol i rregullt e nuk ia akordua një penallti në fundin e lojës, por deri tani skuadrën e kishin mbuluar rezultatet e vendi i parë në renditje.

Kundër Bylis, sinjali u dha, me barazimin e ballshiotëve në fund të një ndeshje që u la e hapur me idenë se edhe aq mund të mjaftonte. Tani, kundër Teutës, Vllaznisë e Skënderbeut kërkohen tre fitore, e Kukësi duhet të fillojë ta bëjë duke treguar se është një skuadër…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *