• |
ide | kryesore

Teoritë konspirative për koronavirusin/ 2 marsi dhe paranojat e Meto-sferës

-Instant, Kryesore



Me të dalë lajmi i mbërritjes së koronavirusit në gadishullin Apenin e sidomos në zonën përrreth Lombardisë media pranë presidentit dhe zyrtarë të lartë të LSI-së janë ngërthyer nga paranoja se mos pushteti i rilindjes e shfrytëzon shpërthimin e epidemisë për të anulluar tubimin e presidentit të Republikës në 2 mars.

Natyrisht të gjithë janë të bindur se as Edi Rama, as regjimi i tij autarkik nuk e duan këtë tubim dhe ata do të bënin çështë e mundur për ta penguar apo për të friksuar njerëzit që të njiheshin me krimet e rënda që ata kanë kryer pë të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Por ama koronavirusin fare pranë nesh, në Itali, nuk e eksportoi rilindja. Ndaj kur dëgjon Pertit Vasilin, që lë të kuptohet se shkolla e vetme në Tiranë që mbylli dyert nga frika e epidemisë, e ka bërë këtë e nxitur nga pushteti për të përhapur panik (me që ra fjala Ministria e arsimit e penalizoi këtë shkollë) ngre pikpyetjen e mos njerërzit e presidentit po friksohen para kohe.

Madje dyshimet shtohen kur dëgjon Luan Ramën, i cili doli në konferencë shtypi menjëherë pasi Lulzim Basha foli për masat kundër koronavisit, të ngrejë akuzën se : “Ç’do përpjekje për tu fshehur pas koronavirusit i shërben krimo virusit”, situata duket në prag të paranojës.

Edhe sot duke dorezuar padinë e argumentuar me fakte ndaj ministres Etilda Gjoni në SPAK presidenti Meta duke iu referuar epidemisë që po afrohet aludoi se murtaja e Rilindjes është më e rrezikshme.

E gjithë kjo atmosferë teorish konspirative u pasqyrua në një video editoriaj të gazetës Koha Jonë ku thuhej se Rama po pret që të shënohet rasti i parë i prekur në Shqipëri, për të prishur tubimin e presidentit.

Në fakt të gjitha këto pandehma duken jo vetëm të eksagjeruara por edhe pa vend. Pushteti i rilindjes nuk po e ekzagjeron rrezikun e koronavirusit, por në të kundërt ai po mundohet ta fshehë atë, ai nuk po i fryn borive alarmiste të rrezikut, por po dënon ato që i quan tentativë për të hapur panik.

Edi Rama dhe qeveria e tij po e bëjnë këtë në mënyrë që të heshtin zërat e mjekëve që po denoncojnë mungesat në shërbimin spitalor. Ata po sillen kështu se duan të fshehin faktin se në QSUT nuk bëhen dot analizat për diagnotikimin e epidemisë, apo se në pitalet tona nuk ka më shumë se 140 aparate për dhënie oksigjeni, që do të ndihmonin të prekurit e mundshëm.

Pra për këtë arsye qeveria po e zvoglon dhe nuk po e pompon rrezikun e asaj që na kanoset.

Dhe ta akuzosh atë për të kundërtën do të thotë që në rastin më të mirë je po aq  shkëputur nga realiteti sa edhe ajo. ëshmon gjithashtu për një opozitë paranojake realisht të shkëputur nga shqetësimet e qytetarëve.

Natyrisht që tubimi i Ilir Metës dhe çështja që ai ngren është e drejtë. Por mbështjellja e tyre me të tilla fantazma propagandistike vetëm sa e korupton thelbin e akionit.

©Lapsi.al 



18 Comments

  1. patriotizmi streha e fundit e horrave. i merr shqipet per rrota kari ky sorra. ka nje vit qe do me vjedh simbolin me te bukur te shqiptareve. ai simbol ne duar te felliqura thjesht po perdhoset. si ka mundesi qe keta politikan te ndyr u vodhen edhe mjetin e vetem shqipeve, protestat. si nuk e perdoren njeher protesten per hallet e njerezve po vec per kolltukun e tyre dhe per te mbrojt gjen e vjedhur nga ky popull i varfer dhe i vuajtur ne skaj. edhe dy protestat me te bukura te dala nga nje hall i drejperdrejt dhe nga nje revolt e vertet, si ajo e armeve kimike dhe ajo e studentave, erdhen keta qurret e vjetra dhe i dhjen. ka frik njeriu te revoltohet dhe te protestoj se me vrap vij keta “hajdutet e protestave”. dy protesta qe mund ti tregonin vendin nje autokrati si ram poturja, erdhen keta e i dhjen me nje mut. me nder se i kan bere keta rames, nuk ja ka ber as tma, as roshi, as gjushim as saja, as lali e as ministret e orgjive. sa duhet akoma me duru keto funderina.

    1. Jo, nuk duhet relativizuar gjithecka sepse cdo relativizim; “se te gjithe jemi njesoj”, i sherben bandes se ANTINJERIUT, qe po zbaton pike per pike, “PLANIN SOROR”, te ketij krimineli nderkombetar, per te shfarosur me cdo kusht kombin Shqipetar.
      Nuk ka me keq se ANTINJERIU dhe banda e tij, MASONO-PEDERASTO-HAJDUTO-KRIMINALE.
      Kushdo qe te vije ne pushtet pasi te zhduket ANTINJERIU, do t’i shkaktoje shume me pak deme, se ANTINJERIU, ketij kombi dhe vendi.

    2. Ne 2 mars do ket mbi 1milion shqiptar ne shesh. Por te jeni te sigurt qe do ishin edhe 1 milon te tjer qe nuk do dali nga frika e koronavirusit. Like jemi me ty, me ty eshte e sigurt qe shqiperia do ik ne rrugen e duhur.

  2. i dyshimt ky shkrim. duket me teper si i sponsorizuar nga PD. Po luhen lojra qe Ramen e bejn spektator. duket sikur ky 2 marsi ka me shum per qellim te zgjedhi prijesin e opozites sesa si sulm ndaj pozites. presidenti doli nga kopetencat dhe haptazi eshte ber flamurtari i luftes opozitare. nga ana tjeter nuk ka ndonje qendrim te qart nga basha. do jen akoma ne tavolin ato “me dhe te dhash”. game of thrones alla shqiptarce.

  3. Qe ta luaje rolin e drejtesine nje hajdut si Meta eshte te ulerish.
    Qe Rama e ka kthyer nevojtore Shqiperine as NUK diskutohet.
    Ama te shkosh mbrapa nje plehre si Meta duhet te jesh miop dhe gomar.
    Meta nuk ka asnje moral,I paftyre,bandit,e moli te gjalle shtetin.
    Per mua do ishte mire te hynte vullnetarisht ne Burg qe to hapte rrugen drejt burgut Saliut,Rames,Bashes etj hajdute.
    Askush nuk e beson kete dordolec.

    1. Nuk të pemgon askush që të kesh mendimin tënd për personin Ilir Meta.
      Por ama kur pranon se “Rama e ka kthyer nevojtore Shqipërinë”, duhet edhe të analizosh se ai nuk do të kishte asnjë shans ta bënte këtë, nëse nuk do të kishte kapur drejtësinë e që po kap edhe Gjykatën kushtetuese.
      Nëse nisemi nga akuzat politike të përhapura nga mediat, të gjithë politikanët në Shqipëri na dalin njëlloj hajdutë apo deri edhe “vrasës”.
      Por është krejtë tjetër që të ngresh akuza politike e krejtë tjetër të kesh akuza juridike bazuar në prova e fakte .
      Po mar vetëm një shembull ilustrues.
      U akuzua Meta në bazë të një përgjimi të denoncuar nga Top Channel, një media pranë Ramës, se paskej folur për një rrushfet prej 70 mijë eurosh.
      Pas kësaj ai dha dorheqjen nga funksioni shtetëror dhe ju nënshtrua hetimit e gjykimit të drejtësisë duke dalë i pafajshëm.
      Le të mos marim abuzimet e shumta për të cilat është përfolur Rama, që nga 20%i lejeve të ndërtimit kur ishte kryetar bashkie e deri në PPP e famëshme ku luhet me qindra milionë euro.
      Po marim vetëm rastin e ngjashëm të 80 mijë dollarëve që ai pagoi për të bërë një foto me Obamën.
      Rasti u zbulua nga drejtësia amerikane e për këtë u ndëshkuan dy qytetarë amerikanë, një me origjinë shqiptare e tjetri me origjinë greke, kurse Rama që ishte protagonist i këtij skandali, as e dha dorheqjen e as u gjykua nga drejtësia shqiptare.
      Lere më e të shkojmë tek kanabizimi i gjithë Shqipërisë, edhe rekordi europian i trafikut të drogës.
      Për këtë skandal mbi skandalet, Rama jo vetëm që duhej të kishte dhënë dorheqjen e menjëherëshme si kryeministër, por drejtëia duhej ti kishte dhënë dënimin maksimal, pasi në fjalë janë abuzime jo me dhjetra mijë apo qindra milionë euro, por me miliarda euro.
      Nuk kam edhe unë fort besim në ndershmërinë e Metës, për vetë faktin se ai e solli Ramën në pushtet në vitin 2013, por ama për hir të këtij mosbesimi, nuk mund ta quaj ate “dordolec”, kur ai ngre një problem në interes të Shqipërisë e të gjithë shqiptarëve, pamvarësinë e sistemit të drejtësisë. e respektimin e Kushtetutës.
      Akuzat reale apo subjektive se kush është hajdut, kush ka vjedhur më shumëa më pak, mund ti getojë e gjykojë vetëm një drejtësi e pakapur politikisht.
      Por nëse drejtësinë e ka kapur e tani kërkon të kapë plotësisht edhe Gjykatën kushtetuese ai “që e ka kthyer Shqipërinë në nevojtore” atëhere duhet mbështetur Meta si president që përpiqet ta ndalojë këtë të keqe.
      Nëse drejtësia , sëpaku të jetë e ballancuar politikisht, atëhere objekt i kësaj mund të jetë edhe “hajduti” Meta , Berisha apo Basha.

  4. Likja nuk do dali vete ne tubim se ka frike arrestimin dhe koronavirusit dhe do thote qe rama nuk mori masa per virusin

  5. Jo, nuk duhet relativizuar gjithecka sepse cdo relativizim; “se te gjithe jemi njesoj”, i sherben bandes se ANTINJERIUT, qe po zbaton pike per pike, “PLANIN SOROR”, te ketij krimineli nderkombetar, per te shfarosur me cdo kusht kombin Shqipetar.
    Nuk ka me keq se ANTINJERIU dhe banda e tij, MASONO-PEDERASTO-HAJDUTO-KRIMINALE.
    Kushdo, qe te vije ne pushtet pasi te zhduket ANTINJERIU, do t’i shkaktoje shume me pak deme, se ANTINJERIU, ketij kombi dhe vendi.

  6. ky bufi nga skrapari po ben shqiponjen por do me pelqente ta beje shqiponjen nga burgu bashke me ate sorren qe ke ne shtepi ………………

  7. Hani mut Hani,vodha sa me desh bytha dhe tani do mbroj drejtesine nga U D B.
    Karrlliqe.Oh sa I zoti,I lumte , keshtu I rrjeshton idiotet ne rradhe.

  8. Mendoj se autori këtu nuk e analizon drejt situatën dhe ka një vizion jo shumë të qartë të lojës djallëzore që luan “rilindja”. Ja disa nga problemet që shoh në këtë artikull.

    Ne pamje te pare ashtu duket sikur “Opozita therret qeveria po perhap panikun e virusit per te larguar njerzit nga tubimi i 2 Marsit, kurse qeveria perkundrazi po mundohet te shuaje panikun dhe te heshte zerat e profesionisteve per mungesen e pregatitjeve ne spitalet tona”. Por eshte me e komplikuar dhe djallezore se kaq.

    Thjesht mendo se ne fund te fundit kush perfiton praktikisht nga perhapja e panikut: vetem “rilindja”! Shprehja “Hidh gurin e fshih doren” ka vend ketu – në një anë hapin panikun, ne anën tjetër bëjnë si të pafajshëm dhe kujdestarin. Ministria e arsimit mund t’a penalizoj sa te doje atë shkollë, po vetem pasi paniku tashmë është futur, e keqja eshte bere. Kështu qeveria i lan duart, del e pafajshme dhe kujdestare për popullin. Funksionon djallezisht!

    Mirë se ne Itali nuk e eksportoi virusin “rilindja”, po te ne kush e importoi??!! Cila ishte ajo vajza që përhapi lajmin se motra i paskësh thënë se ka 12 të sëmurë në spital??!! Pastaj kjo vajze therritet ne polici, por pasi paniku tashme u perhap dhe e keqja u be. Tani per t’u justifikuar perpara njerzve, shteti e therret kete vajzen, i “shkulin veshin” kesaj, kjo i thote shoqerise “fshijini ate lajm, se kam bere gabim te madh”. Dhe me nje gur vriten 2 zogj – paniku hapet, njerzit mbyllen neper shtepia, kurse shteti ben te pafajshmin dhe kujdestarin, dhe njerzit thone bravo qeveria, tamam sic po e shohim.

    Nga artikulli: “Pushteti i rilindjes nuk po e ekzagjeron rrezikun e koronavirusit, por në të kundërt ai po mundohet ta fshehë atë, ai nuk po i fryn borive alarmiste të rrezikut, por po dënon ato që i quan tentativë për të hapur panik” — E shikon pra sa djallezisht funksionoi, me pak perpjekje dhe shume efektiv. Qeveria doli e larë (paksa fshehese) dhe opozita na doli paranojake, uji vajti atje ku donin pushtetarët e inkriminuar.

    Kurse per sa i perket argumentit “qeveria po e zvoglon dhe nuk po e pompon rrezikun e asaj që na kanoset” doja te thoja, se asaj nuk i prishet shume pune kur i thua pse e mbulon mos-pregatitjen e strukturave spitalore, ata jane akuzuar edhe me keq dhe as kane pyetur fare, shaji sa te duash.

    Keta lloj njerzish e njohin mire psikologjine e turmes, kane shume shume kohe qe e studiojne. Kur përhapet paniku ne njerez është diçka shumë e vështirë për t’u kontrolluar, njerzit e humbasin arsyen dhe racionalitetin. Dhe keta “rilindas” kete gje po shfrytezojne tani. Per ta ky korona-virus eshte si nje dhurate nga qielli ne kete kohe, per te mos thene qe e sollen vete kete dhurate.

    Dhe e fundit, per faktin nese eshte futur me te vertete korona-virusi tek ne apo jo, ajo gje duhet pare sipas cdo rasti individual, duke shmangur ne rradhe te pare panikun.

  9. Mbase për një pjesë të madhe të shqiptarëve, është disi e komplikuar të kuptojnë mekanizmin kushtetues të përzgjedhjes së antarëve të Gjykatës kushtetuese , për të bërë një ballancim politik, duke përcaktuar se të njejtin numër kandidatësh e kanë të drejtën të përzgjedhin presidenti, Kuvendi e Gjykata e lartë e ky proçes të zhvillohet sipas një rradhe kohore.
    Nga të tre këto institucione, Gjykata e lartë është shkrirë plotësisht e në të ka ngelur vetëm “bajlozi” Dvorani , një komunist i devotshëm.
    Por ama kur është fjala se para kujt duhet të betohen, qoftë edhe formalisht kandidatët për antarë të kësaj gjykate, kushtetuta e ka një nen të shkurtër e krejtësisht të kjartë që mund ta kuptojnë edhe gjysëm analfabetët.
    Këtë të drejtë e ka vetëm presidenti e kjo është e shkruar fare kjartë.
    Nuk përmenden në këtë nen apo në ndonjë nen tjetër as noterë që mund të kryejnë këtë funksion e as të drejtën e një kandidati që betimin e tij ta çojë me shkrim në parlamentin e Rruçit , Gjuzit apo Tao Taos.
    Dëshirës së madhe për të kapur Rama edhe presidencën duke e shkarkuar Metën me “komision parlamentar”, Komisioni i Venecies të cilit Rruçi i kishte kërkuar mendim, e bëri të kjartë se Meta ndonëse mund të ketë tejkaluar ndonjë kompetencë në mungesë të Gjykatës kushtetuese, nuk ka asnjë shkak ligjor që ai të shkarkohet.
    Mund të duket si një retorikë e tepruar për një president që ti ndajë shqiptarët në shqiponja e në sorra.
    Por me thënë të drejtën , edhe unë si emigrant, jam ndjerë i ofenduar kur një ambasador i OSBE, ju nxjerrë gishtin e mesit mijra protestuesve shqiptarë vetëm se thërrasin “Rana ik”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *