• |
ide | kryesore

Tjetër takim i ftohtë, Rama e Kurti thjesht shtrëngim duarsh në Londër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nuk ka përmirësim të raporteve mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit. Ndasitë sa vijnë e po thellohen. Vizita e kryeministrit të Kosovës në Tiranë rreth dy javë më parë, ka shërbyer më tepër për të konfirmuar se marrëdhëniet mes dy qeverive nuk janë aspak të mira, se sa për të nisur një stad të ri bashkëpunimi për interesat e shqiptarëve në të dy anët e kufirit. Kjo pasi, siç dihet, Edi Rama ka qenë promotor i ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë së bashku me presidentin Hashim Thaçi, gjë e cila është dënuar nga Albin Kurti dhe Vetëvendosja.

Edhe sot, në tryezën e përbashkët në Londër me rastin e Samitit të BERZH për investimet e 2020 në Ballkanin Perëndimor Rama dhe Kurti nuk e kan fshehur empatinë për njëri-tjetrin. Në prani të liderëve të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Edi Rama dhe Albin Kurti vetëm sa janë përshëndetur.

Kryeministri Rama ishte i fundit që i bashkohet tryezës së rrumbullakët por mes Ramës dhe Kurtit, dy shqiptarët e vetëm në tryezë, ka mjaftuar vetëm një shtrëngim duarsh. Duket se vëmendja e Ramës ka qenë tek kryeministri kroat Andrej Plenkoviç të cilin e falenderoi disa herë në konferencë. Madje kryeministri i Shqipërisë ka përmendur edhe kryeministren serbe Ana Brnabiç apo kreun e qeverisë malazeze Dushko Markoviç por asnjëherë Albin Kurtin.



7 Comments

  1. E ka zene halli madh me Kurtin me tradhtarin Shqiptaro/Serb fatkeqsisht. Por nuk i plas shume Kurtit.

  2. Shkrim tipik per lakuriqet dhe shpellkaret e kudondodhur,ky foli per kete e ate por kurtin nuk e premendi,ky eshte niveli i gazekarave baraz me nje shpellkar me master

  3. “Rama dhe Kurti nuk e kan fshehur empatinë për njëri-tjetrin”

    Mos e ke fjalen per antipatinë në këtë rast?

  4. “nuk e kan fshehur empatinë për njëri-tjetrin”

    “Empatine” vjen nga fjala “Empathy” qe do te thote: kapaciteti per te ndjere/kuptuar ndjenjat e dikujt tjeter ose aftesia per te vene veten ne kepucet e tjetrit, sic themi ne. ( shiko ne Anglisht: the ability to share someone else’s feelings or experiences by imagining what it would be like to be in that person’s situation). Gazetare analfabet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *