• |
ide | kryesore

Atentati ndaj prokurorit, Redjan Rraja kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Redjan Rraja, i vetmi person i arrestuar për atentatin në mbikalimin e Shkozetit ndaj prokurorit Arijan Ndoji, ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Apelit në Gjykatën e Lartë.

Në nëntor të vitit të shkuar, Apeli rrëzoi kërkesën e tij për tu liruar duke lënë në fuqi masën “arrest me burg” të dhënë nga Shkalla e Parë.

Ai është arrestuar si autori i dyshuar i atentatit tek mbikalimi i Shkozetit, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoji, i cili udhëtonte me “Rrumin” e Shijakut dhe shoferin e tij, Andi Malokun, që humbi jetën pak ditë pas atentatit.

Megjithatë, Rraja nuk ka rënë dakord me masën e Apelit duke bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila nuk është ende funksionale.

Ndërkaq atentati në mbikalimin e Shkozetit mbetet ende i pazbardhur dhe ende nuk është arritur në përfundime sa i përket, motivit dhe shënjestrës së atentatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *