• |
ide | kryesore

Beyonce ndalon fotografët në ceremoninë për Kobe Bryant

Paparazzi, Slider



Beyonce mori pjesë dje në homazhet për mikun e saj të ndjerë Kobe Bryant duke performuar këngën e tij të preferuar.

Ajo u fotografua më vonë duke ngushëlluar bashkëshorten e Kobe-t Vanessa. Por fotografitë e këngëtares gjatë eventit u vonuan të bëheshin publike pasi Beyonce nuk pranoi të publikoheshin para se t’i konfirmonte ajo personalisht.

Ajo e mbron imazhin e saj në publik në mënyrë të jashtëzakonshme, ndaj dhe fotot u publikuan disa orë pas përfundimit të memorialit.

Disa fotografë madje u ankuan se këngëtarja u kishte kërkuar që të mos e fotografonin raporton “Page Six”. Beyonce në përgjithësi anashkalon çdo paraqitje në tapetin e kuq dhe në vend të tij, ajo bën disa foto personale të redaktuara të cilat i publikon, përmes faqes së saj të internetit dhe mediave sociale. Kjo ka qenë politika e saj që nga viti 2013, kur publicistja e këngëtares u kërkoi agjencive ose faqeve të internetit që të hiqnin fotot “e paqarta” të Beyonce-s të bëra gjatë performancës së saj energjike në Super Bowl.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *