• |
ide | kryesore

Champions/ Chelsea-Bayern, hakmarrja e finales së humbur: Napoli sfidon Barcelonën

F1, Sport



Champions rikthehet në fushë për dy ndeshje të tjera shumë interesante për vajtjen e 1/8 të finaleve të kompeticionit, që sheh përballë emrat të mëdhenj të kontinentit. Në Stamford Bridge Chelsea e Bayern dotë rivënë në skenë një përplasje titanësh, ku precedentët nuk tregojnë aspak se nga anon krahu i favoritit. Në San Paolo ndërkohë, nën frikën e Koronavirus do të luhet Napoli Barcelona.

CHELSEA VS BAYERN MYNIH
Nga një fitore për secilën skuadër dhe një sfidë e mbyllur në barazim kur londinezët tëp resin në Stamford Brige gjigandët bavarezë të Bayern Mynih. Përplasja më e famshme mes dy skuadrave mbetet ajo në finale e 2012 në Champions League. Didier Drogba barazoi në minutën e 88 rzultatin, duke e cuar ndeshjen në kohët shtesë, përpara se të shënonte penalltinë vendimtare, duke i dhënë trofeun europian për herë të parë në histori Blues. Për Bayern është natyrisht koha të kërkojë hakmarrje, i fortë në pozita në Bundesligë e me përballjet dyshe, ku rrallë herë e kanë nxjerrë jashtë kompeticioni. Nuk janë pa problem teknikët, ku sidomos Lampard do ti ketë zgjedhjet në sulm të limituara. N’Golo Kante është përfundimisht i pamundur për të qenë në fushë, ndërsa informacionet që vijnë nga Londra tregojnë se Chelsea do të jetë edhe pa Christian Pulisic e Callum Hudson-Odoi, pa harruar se Pedro, që nuk ishte ndaj Spurs në kampionat, do të mungojë edhe në përplasjen me Bayern. Lajmi i vetëm pozitiv është se Tammy Abraham është kthyer i disponueshëm. Për Bayern, Niklas Sule e Ivan Perisic janë mungesat e sigurta të bavarezëve, ndërsa Javi Martinez është rikthyer në stërvitje dhe mund të jetë një alternativë.

NAPOLI VS BARCELONA
Një ndeshje shumë e vështirë ajo që përgatitet të përballojë Napoli në San Paolo përballë Barcelonës. Në fakt, formacionet e të dy skuadrave nuk vijnë në këtë përplasje në momentin e tyre më të mirë. Për katalanasit e Setien, sikur të mos mjaftojë situata e trazuar brenda dhomave të zhveshjes, janë shtuar edhe dëmtimet e shumë titullarëve. Sulmi është pika delikate e blaugrana, që nuk kanë asnjë zëvendësues për treshen offensive Messi-Griezman-Fati. Blerja e re Braithëaite ka udhëtuar me skuadrën por nuk mund të luajë se është jashtë listës Champions të Barcelonës. Pjesa tjetër e formacionit të Setien është e të gjithë respektit, me Rakitic e Vidal të destinuar ta nisin nga pankina. Gattuso në krahun tjetër është i shqetësuar nga mungesa e Koulibaly, ndërsa ka vendosur ti besojë një sulmi pa pika referimi me Mertens, Insigne e Callejon në vijën e parë. Pankinë e rezervuar për Hysaj, me tekniku që do ti besojë Di Lorenzos në të djathtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *